Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, sot mori pjesë në hapjen e kopshtit të ri të fëmijëve “Jeta” në vendbanimin Kamjan, Komuna e Bogovinës.
Kopshti “Jeta” do të kujdeset për 87 fëmijë, të organizuar në 5 grupe edukative nga 0-6 vjeç. Për të tashmë është përgatitur kuadër profesional, që do të kujdeset që fëmijët të marrin edukim dhe arsim cilësor parashkollor. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ndau 16,000,000.00 denarë si grant për Komunën e Bogovinës, në kuadër të implementimit të Projektit për Përmirësimin e Shërbimeve Sociale që e zbaton MPPS-ja me mbështetjen e Bankës Botërore për ndërtimin dhe adaptimin e objekteve ekzistuese.
Në rastin konkret bëhet fjalë për rindërtimin dhe përshtatjen e një objekti ekzistuese që në të kaluarën ka qenë shkollë fillore, ndërsa i njëjti tani është shndërruar në objekt cilësor me efikasitet energjetik për përkujdesjen dhe edukimin e fëmijëve të moshës parashkollore.
“Ky është kopshti i tetë që ne si Qeveri e kemi hapur që nga fillimi i mandatit dhe në to janë përfshirë 752 fëmijë. Deri në fund të mandatit të kësaj Qeverie është planifikuar ndërtimi dhe rindërtimi i objekteve të reja me kapacitet për 1.900 fëmijë të rinj. Vazhdojmë të realizojmë projeksionet tona, për të përfshirë 60% të fëmijëve në edukimin dhe arsimin parashkollor”, theksoi ministrja Shahpaska.
Kryetari i Komunës së Bogovinës, Albon Xhemaili, shprehu falënderimin e tij të madh për Ministrinë për këtë investim, që njëherësh është edhe kopshti i parë në këtë komunë dhe është i një rëndësie të veçantë për banorët e Kamjanit. Vetë emri “Jeta”, theksoi kryetari i Komunës Xhemaili, në gjuhën maqedonase do të thotë jetë dhe simbolizon fillimin e jetës së fëmijëve për sa i përket socializimit dhe inkuadrimit të tyre në procesin edukativo - arsimor.