Boçvarski: MBI 200 MILION EURO INVESTIME NË INFRASTRUKTURËN RRUGORE KËTË VIT

Këtë vit, mbi 200 milion euro investime janë planifikuar vetëm në infrastrukturën rrugore. Ne vazhdojmë me ndërtimin e hekurudhës për në Bullgari, me gazifikimin, me projekte të reja në infrastrukturën komunale. Sezoni i gjatë dhe intensiv i ndërtimit nuk po na pret, tha Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Boçvarski, i cili së bashku me Zëvendës Ministrin e Transportit dhe Lidhjeve Bekim Rexhepi dhe drejtorin e Ndërmarrjes Publike për Rrugët e Shtetit, Ejup Rustemi, inspektuan rindërtimi i një ure në rrugën rajonale Kumanovë-Sveti Nikollë.

"Ne mund të konkludojmë lirisht se ndërtimi, së bashku me grupin e masave ekonomike të miratuara nga Qeveria, kemi arritur të amortizojmë ndikimin e madh të krizës shëndetësore dhe si rezultat i kësaj kemi arritur të mbajmë vendet e punës në ndërmarrjet e ndërtimit. Ne jemi përpara një sezoni të gjatë ndërtimesh ku do të forcojmë më tej investimet në infrastrukturë. Ne vazhdojmë me ndërtimin e autostradave dhe rrugëve tranzite, me 25 projekte të reja në infrastrukturën komunale, me ndërtimin e tubacioneve magjistrale të gazit, dhe me fillimin e sezonit të ndërtimit ne fillojmë me rehabilitimin e rrugëve dhe rrugëve lokale, sipas dinamikës së paraparë nga procedurat e përfunduara të tenderit "tha Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Boçvarski.

Ai shtoi se është shpallur procedura e tenderit për ndërtimin e hekurudhës në dy fazat nga Kumanova në Kriva Pallanka, për të cilën pritet që në periudhën e ardhshme të zgjidhet një kontraktues për punimet e ndërtimit.

Lidhur me rindërtimin e urës, Ministri Boçvarski tha se ky është një investim që do të përmirësojë sigurinë në trafik.

Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugët e Shtetit, Ejup Rustemi, theksoi se rindërtimi i urës është një investim i rëndësishëm i Ndërmarrjes Publike për Rrugët e Shtetit, i cili realizohet pas pesëdhjetë vjetësh.

"Ndërmarrja Publike për Rrugët e Shtetit ndau 1.9 milion euro nga buxheti i saj dhe vitin e kaluar në fillim të qershorit filloi me rehabilitimin e urës. Deri tani komplet janë sanuar 4 shtylla të mesme,ndërsa ne 3 shtylla për momentin po bëhet sanimi. Po ashtu, paralelisht po punohet në përforcimin  dy mbajtësve kryesor dhe mbajtësëve të çelikut tërthor po bëhet e ashtuquajtura  suvatimi i mbajtësve, forcimi i pjesëve të caktuara dhe mbrojtja e tyre kundër korrozionit", tha drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugët e Shtetit Ejup Rustemi .

Deri më tani, përmes Ndërmarrjes Publike për Rrugët e Shtetit janë ndërtuar dhe rehabilituar gjithsej 11 ura në rrugët shtetërore dhe në këtë moment ne jemi duke punuar në mënyrë aktive në tre konstrukcione të urave.