Ministri Spasovski i vizitoi kandidatët për nëpunës policorë në Qendrën për Trajnim në Idrizovë

“Me kënaqësi të madhe e pranova ftesën e Qendrës për Trajnim që të shoh se si duket një ditë pune e kandidatëve për nëpunës policorë të gjeneratës 2019/2020. Posaçërisht se kolegët tanë të ardhshëm, po e përcjellin modulin e fundit nga të tre modulet arsimore- secili në afat prej katër muajve, me mësim të plotësuar profesional dhe punë praktike, dhe për disa muaj do të fillojnë kapitull të ri në jetën e tyre profesionale, me promovimin e tyre zyrtar në pjesëtarë të policisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut”, tha minisri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski gjatë vizitës së kandidatëve për nëpunës policorë në Qendrën për Trajnim.

Ministri Spasovski e shfrytëzoi mundësinë dhe i përshëndeti nëpunësit e ardhshëm policorë, të cilët para fillimit të trajnimit profesional kaluan në cikle intensive dhe të komplikuara të selektimit të bazuara në sistem gjthëpërfshirës të vlerësimit , poashtu edhe vlerësim të aftësive fizike, por edhe të atyre arsimore, psikologjike dhe të kriteriumeve shëndetësore, por edhe të shoh si si duket një segment nga trajnimi i tyre teorik, ku i mësojnë të gjitha dituritë fundamenatale dhe praktikat e punës policore, si dhe punë në përmirësimin e aftësive prakitke në sallën sportive në Qendër, që gjithsesi do të jetë segment i rëndësishëm në angazhimin e mëtutjeshën në punë të kandidatëve të ardhshëm.

“Edhe pse trajnimi profesional për nëpunësit policorë zgjat 12 muaj, kjo gjeneratë ishte e detyruar të adapoptohet në kushtet për shkak të gjendjes me pandeminë me koronavirusin, që kërkonte trajnimin profesional ta përcjellin në periudhë prej një viti e dy muajve, edhe atë të ndarë në grupe. Kurse kënaqësi e veçantë për mua është fakti që kjo gjeneratë mund të lavdërohet me përforcionin e barazisë gjinore, përkatësisht 100 nga numri i përgjithshëm i kandidatëve janë femra, që gjithsesi do të kontribuojë në integrimin sa më të suksesshëm të femrave në përbërjen e policisë, roli i të cilës është i një rëndësie të veçantë në punën e policisë”, theksoi ministri Spasovski, duke i porositur kandidatët për nëpunës policorë që të vënë në dispozicion tërë maksimumin e tyre deri në përfundimin e këtij moduli të fundit, me qëllim të rezultateve sa më të mira në emër të aspiratave profesionale.

Gjatë vizitës, ministri Spasovski realizoi takim edhe me ndihmësministrin e Qendrës për Trajnim, Goce Baçanov, i cili e informoi për gjendjen aktuale në Qendrën për Trajnim, për rrjedhën e edukimit policor dhe për sfidat me të cilat u ballafaqua kjo gjeneratë e vitit 2019/2020, si dhe aktivitetet e parapara të Qendrës në vitin e sapofilluar, në drejtim të edukimit të vazhdueshëm policor në pajtim me kriteriumet për cilësi në nivel nacional dhe ndërkombëtar.