Zaev për maturën shtetërore: Zgjidhja e dakorduar bashkërisht garanton cilësinë e provimit të maturës dhe mundëson regjistrimin në fakultete brenda dhe jashtë vendit

“Ne ramë dakord me Unionin e Nxënësve të Shkollave të Mesme për dy provime të eksterne, ndërsa për provimin e tretë të ekstern ramë dakord të transferohet në interno. Kështu, asnjë maturant nuk do të ketë problem të regjistrohet në një nga universitetet prestigjioze vendase ose të huaja, sepse përsëri do të ketë katër lëndë  të nevojshme për regjistrim në studimet universitare", tha Kryeministri Zoran Zaev në një deklaratë të përbashkët sot me Blendi Hodai, Kryetar i Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme.

Kryeministri Zaev shprehu kënaqësinë që përmes një dialogu me nxënës të shkollave të mesme u gjet një zgjidhje kompromisi që garanton cilësinë e provimit të maturës që me të cilin mundësohet që çdo  maturant të jetë në gjendje të regjistrohet në fakultet këtu në vend dhe jashtë.

"Ishte e nevojshme të përshtatej koncepti i provimit të maturës shtetërore për shkak të ndikimit të pandemisë në procesin arsimor, dhe bazuar në shkëmbimin e përbashkët të argumenteve dhe duke ndjekur shembullin e vendeve të tjera evropiane, për ne është e pranueshme gjithçka që është në favor të tyre. Si një Qeveri e përgjegjshme, ne investojmë tek të  rinjtë dhe kujdesemi për arsimin cilësor dhe përparimin e mëtejshëm," tha Kryeministri Zaev, duke shtuar se një grup pune do të ngrihej midis Byrosë për zhvillimin e arsimit pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme  i cili do të vendosë për shkurtimin e programeve për provimet e eksterne. Grupi i punës do të drejtohet nga një përfaqësues nga zyra e Kryeministrit dhe i gjithë ky proces duhet të përfundojë deri në mes të muajit mars.

Kryeministri Zaev theksoi se si pjesë e këtij vendimi dhe me marrëveshjen e ndërsjellë për të filluar matura një javë më vonë, gjegjësisht në vend të 29 majit siç ishte planifikuar, të fillonte më 5 qershor. Ai potencoi  se propozimet e nxënësve të shkollave të mesme  për modifikimin e maturës shtetërore u shpjeguan me argumente të forta dhe i inkurajoi ata që të vazhdojnë të jenë me zëshëm, të tregojnë çdo çështje me interes të tyre, për çdo situatë të perceptuar që kërkon ndryshim dhe në këtë mënyrë demokratike, përmes dialogut, të arrihen zgjidhje në favor të shokëve të klasës dhe maturantëve.

Kryetari  i  Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme, Blendi Hodai, përgëzoi bashkëmoshatarët e tij për zgjidhjen e arritur, për unitetin dhe kompromisin e suksesshëm që plotëson kërkesat e nxënësve të shkollës së mesme, nuk prish sistemin dhe ende mbron interesat e të gjithëve nxënësve.

Në vazhdim ua përcjellim kërkesat e pranuara.

 

1.    Numri i provimeve eksterne të mbetet 2 (dy), ndërsa pakoja e tretë e provimit ekstern është ulur në rangim në intern. Me këtë asnjë maturant nuk do të ketë problem gjatë regjistrimit në fakultet këtu apo jashtë vendit dhe përsëri do të ketë 4 (katër) lëndë që i kërkohen për regjistrim.

2.    Formimi i grupit të punës mes Byrosë për Zhvillimin në Arsim dhe Unionit që do të vendos për shkuritmin e programeve për testimet për provimet eksterne. Në grup do të marrin pjesë përfaqësues nga Byroja për Zhvillimin në Arsim, Unioni i Arsimtarëve të komunar nga Unioni. Me këtë do të kryesojë përfaqësues të Kabinetit të Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Deputetët e rinj duhet ta ndjekin procesin dhe të përfundohet me punë deri në fillimin e muajit mars.

3.    Arsimtarët t’i ndajnë materialet për provimet eksterne dhe bazën e pyetjeve, më së voni tre javë para ditës së provimit. Të njëjtat të përmbajnë më së paku 60, ndërsa më së shumti 100 pyetje.

4.    Rritje e koeficientit te provimi jokompetent ekstern prej në 0,5 në 0,9, gjegjësisht prej 5 pikë në 9.  

5.    Provimi i parë – gjuhë amtare do të konsiderohet si adekuat për të gjitha institucionet e arsimit të lartë në vend.

6.    Qendra e Maturës Shtetërore të kthejë lëndët estetikë/filozofi si provim i dytë ekstern në shkollat e mesme të artit.

7.    Universitetet të publikojnë se cila nga lista e lëndëve interne është adekuate për programet e tyre studimore.

8.    Me qëllim që të kenë opsion të ndryshojnë provimet e tyre, nxënësit që do të japin provimin e maturës duhet përsëri t’i regjistrojnë provimet e tyre. Afati i fundit për këtë të jetë e premte, 5 mars.

9.     Shtyrja e fillimeve të sesionit të provimit për një javë. Nga data 29 maj  të shtyhet për më 5 qershor dhe kështu me radhë për të gjitha seancat e tjera.

10. Ndryshim në mënyrën e marrjes së pikëve për provimet interne. Tani parasysh do të merret nota e provimit dhe mesatarja nga lënda si bazë e marrjes së pikëve. Si nota ashtu edhe mesatarja do të marrin pjesë në mënyrë të barabartë.