Zaev: Potencialet nga laboratori akselerator të UNDP-së në vend do të marrin pjesë në rimëkëmbjen ekonomike të nxitësve zhvillimor në periudhën post-kovid

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, bashkë me përfaqësuesen e përhershme të UNDP-së në Maqedoninë e Veriut, Narine Sahakjan, në mënyrë solemne shënoi fillimin e punës së laboratorit akselerator të UNDP-së në vend.

Laboratori akselerator, të cilin zyra e UNDP-së e themeloi në vend në fund të vitit 2020, ka për qëllim ta kyç edhe Maqedoninë e Veriut në rrjetin më të shpejt dhe më të madh botëror për mësimin e sfidave dhe realizimin e Qëllimeve të mileniumit për zhvillim të qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara.

Laboratori i ri akselerator do të hap mundësi për partneritete të projekteve inovative zhvillimore dhe për mësimin e praktikave më të suksesshme zhvillimore në botë, tha Kryeministri Zaev në fjalimin e tij para publikut internacional.

“Si Kryeministër dua të potencoj se kjo është mundësi e mirë për tërë komunitetin e biznesit për të gjitha veprimtaritë mikro dhe makro të shfrytëzojnë potencialet dhe përvojat nga laboratori akselerator i UNDP-së për ndryshim transformues. Njëkohësisht i ftoj që së bashku të punojmë në përgatitjen e dokumenteve strategjike nga laboratori të cilat më pas të gjitha palët e prekura krijojnë në implementim të qartë dhe vendimtar për rimëkëmbjen e nxitësve ekonomik në periudhën post-kovid dhe për realizimin e 17 qëllimeve të lidhura njëri me tjetrin dhe qëllime ambicioze për zhvillim nga Agjenda 2030”, theksoi Kryeministri Zaev..

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe institucionet e saj, shtoi Kryeministri Zaev, janë të përkushtuara në dialogun ndërkombëtar dhe shfrytëzimin e ekspertëve vendor por edhe të jashtëm, në ndërtimin e të gjitha 5 pakove ekonomike përmes të cilave në mënyrë kreative do ta stimulojmë potencialin ekonomik dhe nxisim për input kreativ shtesë në tejkalimin e sfidave nga pandemia me COVID-19.

Kryeministri Zoran Zaev para fillimit të mbledhjes pati takim bilateral përmes video-konferencës me administratorin e UNDP-së në Uashington, SHBA - Ahim Shtajner, ku u bisedua për politikat e Qeverisë për zhvillimin e Strategjisë zhvillimore nacionale për 20 vitet e ardhshme përmes institucioneve të tyre siç është Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik, i cili është i përkushtuar në këto qëllime, si dhe krijimin e fondit investues me të cilin seriozisht do të përmirësohen modelet e financimit të bizneseve mikro dhe start-ap.