Zaev dhe Shahpaska: Në vend se me stiropor, tani ndërtojmë objekte publike me efikasitet energjetik

“Në nivel vjetor, kursimet e energjisë elektrike për kopsht me efikasitet energjetik shkojnë deri në 140 mijë denarë, mjete që mbeten për kopshtin, për përmirësimin e kushteve për kujdesin dhe edukimin e fëmijëve”, theksoi Kryeministri Zoran Zaev në vizitën e sotme në kopshtin “Majski Cvet”, ku bashkë me ministren për Punë dhe Politkë Sociale, Jagoda Shahpaska, kryetarin e Komunës së Karposhit Stefan Bogoev dhe deputeten në kuvend, Marija Georgievska, kryen inspektimin e pajisjes së instaluar të fotovoltaikëve dhe sistemit fotovoltaik.

Vizita me rastin e Ditës Botërore për Efikasitet Energjetik ishte pikërisht në kopshtin “Majski Cvet” e cila përveç që si objekt i ri i ndërtuar i plotëson të gjitha kushtet për kujdesin e fëmijëve në moshën parashkollore, ndërsa është objekt me efikasitet energjetik.

“Kujdesi për fëmijë dhe investimi në zhvillimin e hershëm të fëmijëve është prioritet i Qeverisë por edhe i vetëqeverisjeve lokale. Gjatë këtij viti do të përfundohen edhe 14 kopshte, ndërsa procedura është përgatitje e Programit për fillimin e projekteve për ndërtimin e objekteve të reja për kujdesin e fëmijëve. Të gjitha këto kopshte, si dhe të gjitha objektet e tjera publike, tërësisht i ndjekin politikat tona për efikasitet energjetik. Për ambient të shëndetshëm jetësor, për  kalimin në karburantet e gjelbra, për të zvogëluar ndotjen, për të krijuar zona të gjelbra dhe për të kursyer shpenzimet për energji. Në vend të stiroporit, fasadat dhe pajisjet e tjera në objektet publike tani janë me efikasitet energjetik. Çdo kilovat-në orë i kursyer kontribuon në uljen e sasive të qymyrit të djegur në termocentralet, ndërsa investimi në efikasitet energjetik krijon kushte për hapjen e vendeve të reja të gjelbra të punës”, nënvizoi Kryeministri Zaev dhe shtoi se deri më tani janë konvertuar dhe ndërtuan më shumë se 100 objekte efikase energjetike që sjellin përfitime financiare dhe ambient më të mirë jetësor.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale,Jagoda Shahpaska theksoi se Ministria ka dy qasje, e para gjatë ndërtimit të institucioneve për vendosjen e fëmijëve në moshën parashkollore, që i ndërtojmë në përputhje me parimet e efikasitetit energjetik dhe qasja e dytë, mësimi dhe edukimi i më të rinjve, si duhet të veprojnë me ambientin jetësor.

“Të gjitha dhjetë kopshtet e hapura në gjashtë muajt e kaluara e plotësojnë parimin e efikasitetit energjetik. Kjo do të thotë se respektohen parimet e standardeve më bashkëkohore evropiane në vendosjen e  hidroizolimit, termoizolimit, zdrukthëtarisë, dritareve PVC, por edhe shfrytëzimin e burimeve të energjisë që nuk e ndotin ambientin jetësor, ndërsa shfrytëzohen për ngrohje”, tha ministrja Shahpaska.

“Komuna e Karposhit është vetëqeverisja e parë lokale që shpejtë vendosi kolektorë hibridë në objekt publik”, tha  kryetari i Komunës Stefan Bogoev dhe njoftoi instalimin e centralit mini-fotovoltaik, me ç’rast do ta fitojmë  energjinë e parë bashkëpunuese në shtetin tonë.