Zaev : Ditët e ardhshme do të finalizohen detajet rreth Ligjit për shtetësi me qëllim zgjidhje afatgjate në interes të qytetarëve

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në deklaratën për media pas takimit me koordinatorin e grupit të deputeteve Skender Rexhepi dhe deputet nga koalicioni i përbërë nga Aleanca për Shqiptarët (ASH) dhe Alternativa, theksoi se në fokus të takimit kanë qen bisedimet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shtetësi.

Në takimin në të cilën morën pjesë edhe ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ministri Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski,  dhe ministri për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave, Arijanit Hoxha, kryeministri Zaev theksoi se biseda ka qenë konstruktive dhe në ditët e ardhshme do të finalizohen detajet për gjetjen e zgjidhjes afatgjate në interes të qytetarëve të cilët nuk kanë shtetësi.

 

Në vazhdim ua përcjellim deklaratën e Kryeministrit Zaev në tërësi:

“Dua të deklaroj se patën mbledhje konstruktive të punës në të cilën përfaqësuesit pushtetit ekzekutiv i dëgjuan argumentet sipas Propozim-Ligjit për shtetësi nga Aleanca dhe Alternativa të përfaqësuar nga deputet e tyre. Për një pjesë të punëve menjëherë gjetëm zgjidhje, por një pjesë të rëndësishme të punëve, konkluduam se Qeveria duhet ti shqyrtoj argumentet të cilat ishin të ofruar nga narrativi dhe sqarimi i Aleancës dhe Alternativës, si edhe ata  ti shqyrtojnë argumentet të cilat u ofruan nga ana e ministrave kompetent.  përkatës.

Ne ramë dakord për një javë dhe nëse mund edhe më herët  të kthehemi në bazën e këtyre argumenteve.  Sepse shërbimet me të vërtetë duhet të ndalen për t'i shqyrtuar dhe për të gjetur një zgjidhje të afatgjate, si dhe tek grupi i tyre i deputetëve ti shqyrtojnë të gjitha detajet që të mund në fund ti  harmonizojmë përfundimisht vendimet.

Ne ramë dakord që ky numër, edhe pse është i evidentuar në 1500-1600 njerëz, në evidencën amë është diku midis 800-850 njerëz dhe është i ndryshëm. Pastaj vendosëm një kufizim se qytetarët të cilët kanë ceritifkat nga libra amë i evidencës, gjegjësisht janë të lindur këtu, është një problematik dhe se qytetarët të cilët marrin të drejtën e shtetësisë me natyralizimin, gjegjësisht me martesë shtet , janë çështje të tjera, dhe si të veprohet.

Besoj se në ditët në vijim shërbimet do të punojnë intensivisht, veçanërisht administrata publike dhe pushteti ekzekutiv, i cili u prezantua sot, për të shqyrtuar dhe kuptuar të gjitha këto propozime të dhëna nga dy partitë e opozitës ASH dhe Alternativa.

Por unë gjithashtu pres që ata të shohin të gjitha argumentet që janë bërë nga ministrat përkatës brenda fushës së atyre propozimeve që janë dhënë nga ana e pushtetit ekzekutiv.

Në këtë mënyrë  të gjithë do të konfirmojmë se jemi për një zgjidhje të përhershme për ata qytetarë që nuk kanë shtetësi, të marrin  shtetësinë, dhe në të njëjtën kohë të jenë në përputhje me konventat evropiane të shtetësisë, rregulloret ndërkombëtare të shtetësisë dhe gjithçka që përbën qëndrueshmërinë e zgjidhje për shtetësinë. Kështu që ne kemi marrë shembuj që ekzistojnë që nga viti 2004 në të cilin janë zgjidhur shumë mijëra çështje të qytetarëve  dhe ne do ta përdorim atë përvojë me qëllimin përfundimtar të kemi zgjidhje të qëndrueshme përgjithmonë.