Kryeministri Zaev, ministrja Shahpaska dhe kryetari i Komunës Jovanoski: Pas 40 viteve, Prilepi bëhet me kopsht të ri bashkëkohor sipas standardeve më të larta për objekte të gjelbra dhe me efikasitet energjetik

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev  bashkë me ministren e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska dhe me kryetarin e Komunës së Prilepit, Ilija Jovanoski, sot e shënuan fillimin e punëve të kopshtit të ri në Prilep në lagjen “Toçilla”, si objekt i parë i këtij lloji pas 40 viteve.

Kryetari i Qeverisë Zaev në deklaratën e tij për media theksoi se karakteristikë e veçantë e këtij projekti është që i plotëson të gjitha standardet bashkëkohore për efikasitet energjetik, me konsum afro zero të energjisë, me klasë energjetike A+.

"Risia e projektit shkon një hap më tej dhe parashikon një çati si një tarracë me çati të gjelbër me bimësi të ulët natyrore.Përparësisë e çative të gjelbra janë shumë në numër. Si izolim termik, ato sigurojnë deri në 20% konsum më të ulët të energjisë për ngrohjen dhe ftohjen e objektit. Në mënyrë plotësuese, në tarracën në çati ndodhet impiant fotovoltaik me kapacitet prej 20kW për prodhimin e energjisë elektrike që do të përdoret për nevojat e kopshtit, me të cilën krijohen kushte për kursim të konsiderueshëm financiar”, theksoi Kryeministri Zaev.

Zaev edhe njëherë shtoi se për objektin është siguruar edhe ndërlidhje me sistemin për gazifikim sepse Komuna e Prilepit është mes komunave të para që do të fitojë rrjet lokal, sekondar për gaz.

“E theksoj këtë për faktin se fëmijët në këtë kopsht do të marrin mësimet e para dhe do të edukohen për përfitimet nga politikat e gjelbra përmes shembullit të kopshtit të tyre. Kujdesi për fëmijët dhe investimi në zhvillimin e fëmijërisë së hershme është prioritet i Qeverisë por edhe i qeverive lokale. Gjatë këtij viti, 13 kopshte të tjera do të përfundohen, ndërsa është duke u përgatitur Programi për fillimin e projekteve për ndërtimin e objekteve të reja për kujdesin e fëmijëve ", tha Kryeministri Zaev në një deklaratë për media me rastin e fillimit të punës në kopshti i ri në Prilep.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale,Jagoda Shahpaska, tha se e gëzon fakti që pas 40 vitesh po ndërtohet një kopsht i ri në Prilep dhe se ndërtimi i kopshteve të reja dhe zgjerimi i kopshteve të tjera është një nga përparësitë e Qeverisë dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.

“Krahas ndërtimit dhe zgjerimit të kapaciteteve, investojmë edhe në përforcimin e kompetencave të stafit profesional, i cili duhet të  jetë i gatshëm t’u përgjigjet të gjitha sfidave. Ngjarja e sotme është edhe një shembull pozitiv për bashkëpunim të shkëlqyer mes pushtetit lokal dhe qendror”, theksoi ministrja Shahpaska.

Kryetari i Komunës së Prilepit, Ilija Jovanoski e potencoi faktin se kopshti i ri është tërësisht i financuar nga ana e Komunës për të cilën janë ndarë 133 milionë denarë.

“Me krenari mund të theksoj se për shtatë muaj prej sot, sa edhe është paraparë të zgjasë ndërtimi i objektit, Prilepi do të bëhet me një kopsht të ri, bashkëkohor dhe evropian, një prej më të bukurat në vend”, tha kryetari i Komunës Jovanoski, me rastin e fillimit të punëve ndërtimore të kopshtit të ri për fëmijë në Prilep.

 


Kryeministri Zaev në fillimin e punëve ndërtimore të kopshtit të ri në Prilep: Kujdesi për fëmijët dhe investimi në zhvillimin e hershëm të fëmijëve është prioritet i Qeverisë dhe vetëqeverisjeve lokale

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev  bashkë me ministren e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska dhe me kryetarin e Komunës së Prilepit, Ilija Jovanoski, sot e shënuan fillimin e punëve të kopshtit të ri në Prilep në lagjen “Toçilla”, si objekt i parë i këtij lloji pas 40 viteve.

Në vazhdim ua përcjellim deklaratën e plotë të Kryeministrit Zaev:

“Me shumë kënaqësi e pranova ftesën për të qenë pjesë e kësaj ngjarje sot me të cilën e shënojmë fillimin e punëve ndërtimore të kopshtit të ri në Prilep.

Bëhet fjalë për ndërtimin e një objekti tërësisht të ri për nevojat e Institucioni Publik Komunal Kopshte për Fëmijë “Ardhmëria Jonë” nga Prilepi, këtu në lagjen “Toçilla”, ku do të ketë kapacitet për 252 fëmijë.

Megjithatë dua të ndaj një karakteristikë të rëndësishme për projektin dhe ajo është se ky kopsht për fëmijë është projektuar për ti plotësuar të gjitha standardet bashkëkohore për efikasitet energjetik, me konsum afro zero të energjisë, me klasë energjetike A+.

Në kopsht do të instalohet një pompë për nxehtësinë e ajrit me rikuperimin e nxehtësisë, me të cilën ulen kostot e ngrohjes dhe ftohjes deri në 50% në vit. Për ngrohjen e objektit është paraparë ngrohje qendrore në dysheme, si më e favorshmja për këtë lloj objekti.

Inovacioni i projektit ec edhe një hap më tej dhe parashikon kulm si tarracë me çati të gjelbër me bimësi të ulët natyrore. Çatia e gjelbër mundëson izolim termik gjatë gjithë vitit – gjatë dimrit e mban objektin e ngrohtë, ndërsa gjatë verës e freskon hapësirën.  Gjatë verës, temperatura e çative klasike mund të arrijë edhe deri në 65° С, te çatitë e gjelbra  temperatura është 16 – 17° С.

Përparësisë e çative të gjelbra janë shumë në numër. Si izolim termik, ato sigurojnë deri në 20% konsum më të ulët të energjisë për ngrohjen dhe ftohjen e objektit.

Në mënyrë plotësuese, në tarracën në çati ndodhet impiant fotovoltaik me kapacitet prej 20kW për prodhimin e energjisë elektrike që do të përdoret për nevojat e kopshtit, me të cilën krijohen kushte për kursim të konsiderueshëm financiar.

Për objektin është siguruar edhe ndërlidhje me sistemin për gazifikim sepse Komuna e Prilepit është mes komunave të para që do të fitojë rrjet lokal, sekondar për gaz.

E theksoj këtë për faktin se fëmijët në këtë kopsht do të marrin mësimet e para dhe do të edukohen për përfitimet nga politikat e gjelbra përmes shembullit të kopshtit të tyre.

Të nderuar,

Kujdesi për fëmijët dhe investimi në zhvillimin e fëmijërisë së hershme është prioritet i Qeverisë por edhe i qeverive lokale. Gjatë këtij viti, 13 kopshte të tjera do të përfundohen, ndërsa është duke u përgatitur Programi për fillimin e projekteve për ndërtimin e objekteve të reja për kujdesin e fëmijëve.

Është e rëndësishme edhe ajo që ky projekt është tërësisht i financuar nga ana e Komunës së Prilepit dhe është në vlerë prej 133 milionë denarë.

Përveç kopshteve të lojërave, brenda kopshtit është projektuar një kuzhinë qendrore bashkëkohore, e pajisur plotësisht, e cila do të shërbejë ushqime edhe për fëmijët nga kopshtet e tjera. Pajisjet e kuzhinës dhe pajisjet në kopsht janë një donacion nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Edhe njëherë, urime për komunën dhe qytetarët e Prilepit edhe njëherë për këtë objekt të rëndësishëm për ardhmërinë e fëmijëve të tyre”.