“Investimet në rrjetin energjetik kanë rëndësi të madhe për tërë sistemin elektroenergjetik dhe kanë ndikim të drejtpërdrejtë në qasjen dhe stabilitetin në furnizimin me energji elektrike për amvisëritë nga ky rajon, për ndërmarrjet e vogla, si dhe për kapacitetet e mëdha industriale”, tha Kryeministri Zoran Zaev me rastin e lëshimit në përdorim të transformatorit të ri 400/110 kilovolt në Stacionin Transformator “Bitola 2”, investim i SHA MEPSO në vlerë prej 2.4 milionë euro.
Kryeministri Zaev nënvizoi që është i kënaqur sepse në vazhdimësi po investohet në sektorin energjetik në vend.
“Në periudhën e kaluar marr pjesë në projekte të përfunduara ose në fillimin e projekteve të reja në fushën e energjetikës që nënkuptojnë ndihmë për ekonominë, për investimet, për rritje më të shpejtë dhe për standard më të mirë. Këtë javë i nënshkruam edhe marrëveshjet për investime në Aleksandropol, me të cilën e siguruam të ardhmen energjetike. Nga ky trafostacion fillon linja e transmetimit të interkoneksionit që lidh vendin me Greqinë, dhe pikërisht këtu, me zgjerimin e fushës së fundit në nënstacion, po përgatitet terreni për ndërtimin e interkoneksionit me Shqipërinë, përmes linjës së transmetimit Manastir-Elbasan”, deklaroi Zaev në ngjarjen e sotme në të cilën së bashku me Bllagoj Boçvarskin, ministër për Transport dhe Lidhje dhe Kushtrim Ramadani, drejtor gjeneral i SHA MEPSO, i theksuan përfitimet nga investimi që ka shumë domethënie për tërë sistemin elektroenergjetik.
Ministri Boçvarski tha se investimet në sistemin elektropërçues që i realizojmë, janë vetëm dëshmi për vendimet tona strategjike në përforcimin e sektorit elektroenergjetik në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
"Këto investime janë shumë të rëndësishme janë për zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të vendit. Vendi ynë ka një rol kyç në lidhjen rajonale të energjisë dhe për këtë arsye ky investim është i një rëndësie të madhe jo vetëm për Manastirin dhe Rajonin e Pellagonisë, por edhe për ne si vend dhe për të gjithë sektorin energjetik. Prej këtu dërgojmë mesazh të qartë deri te të gjithë investitorëve aktualë dhe të ardhshëm. Me modernizimin e këtij trafostacioni, tani ne ofrojmë një furnizim të qëndrueshëm dhe të rregullt të energjisë elektrike, dhe kjo është një përgjigje për nevojat e tyre ", tha Boçvarski dhe shtoi se investimet totale të SHA MEPSO tejkalojnë 100 milionë euro në të gjitha segmentet nga rikonstruimi dhe modernizimi i nënstacioneve për ndërtimin e linjave të reja të transmetimit.
Drejtori i SHA MEPSO, Ramadani, theksoi se transformatori i ri 400/110 kilovolt, po vendoset në vendin e të vjetrit i cili ishte në funksion prej në vitin 1982.
“Procedura për furnizimin e transformatorit të ri filloi në vitin 2019. Transformatori arriti në shkurt, ekipet profesionale të prodhuesit e montuan dhe ai deri më tani ishte duke u provuar. Ky element elektronergjik prej 235 tonë është prodhuar nga Kolektor-ETRA nga Sllovenia. Investimi është në vlerë prej 2.4 milionë euro, fonde të SHA MEPSO. Me këtë transformator do të përmirësohet konfidencialiteti i ST “Bitola 2” dhe do të përmirësohen mundësitë e voltazhit për amvisëritë dhe sektorin e biznesit në rajon”, tha Ramadani.
Qeveria dhe Ministria për Transport dhe Lidhje edhe në periudhën e ardhshme në mënyrë aktive do të marrin pjesë dhe do ta mbështesin MEPSO-n në të gjitha aktivitetet strategjike dhe operative në drejtim të realizimit të sfidës dhe ky është tranzicioni i rrjeteve përçuese në rrjete të mençura, gjegjësisht digjitalizimi popullor, gjë që do të rrisë efikasitetin e sistemeve përçuese.