"Detyrim i qytetarëve është ta pranojnë atë dhe të marrin pjesë në regjistrim dhe të dhënat do të tregojnë se sa jemi", tha Kryeministri Zaev në një intervistë për TV Kanal 5 kur u pyet për regjistrimin, duke shtuar se askush nuk mundet dhe nuk duhet të "bëjë filma" se kaq jan shqiptarët, kaq shumë maqedonasit apo turqit.
“Do të jemi po aq sa jemi në shtet dhe ky është fakti më I rëndësishëm. Bisedova me zëvedëskryetarin e parë të Qeverisë, Artan Grubi, dhe ja përcolla se kur të shkojë në Shqipëri të takohet me deputetin tonë maqedonas në Kuvendin e Shqipërisë dhe me qytetarë të tjerë të cilët mund të përfshihen me regjistrimin për shkak se ne ju shërbejmë të gjithëve siç janë unë Kryeministër I të gjithëve, ashtu edhe nënkryetari i parë i Qeverisë është i të gjithëve edhe ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani është ministër i të gjithëve. Bisedova me zëvendëskryeministrin edhe ai u pajtua se ka lënë një përshtypje të tillë dhe se ai do ta ndryshonte atë, dhe ata me të vërtetë e bënë,” tha Kryeministri Zaev.