“Është shumë e rëndësishme t’i shohim numrat në realizimin e Buxhetit dhe parametrat ekonomike krahasuar me tremujorin e parë të këtij viti me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, kur pasojat nga pandemia akoma nuk kishin filluar”, theksoi Kryeministri Zaev në intervistën për TV Kanal 5 dhe shtoi se Buxheti është likuid, rregullisht u shërben të gjitha nevojave dhe se pagesa e të ardhurave nga fillimi i vitit deri më 22 mars është më i lartë për 3,3% në raport nga periudha para krizës vitin e kaluar.
“Të ardhurat, përfshirë tremujorin e parë, janë realizuar për 22,8%, shpenzimet me 22,4 %dhe shpenzimet kapitale me 16,6%. Zhvillimet makroekonomike po ecin gjithashtu në një drejtim pozitiv. Në janar të vitit 2021, eksportet e mallrave u rritën për 15,4% në bazë vjetore. Lëvizjet pozitive në këtë segment vazhduan me dinamikë të intensifikuar. Importet e mallrave u rritën për 5,3% dhe kontribuan që deficiti tregtar në janar të ulet për 29% dhe tregtia me pakicë në të njëjtën periudhë u rrit për 2%", tha Kryeministri Zaev.
Sipas zhvillimeve më të fundit makroekonomike dhe fiskale, shtoi Kryeministri Zaev, rritja ekonomike pritet të kthehet në vitin 2021 dhe të kapërcejë goditjet e pandemisë.
Parashikimet janë që me rikuperimin e kërkesës së jashtme, e cila ndikon fuqishëm në eksportet tona, pasi rritja e konsumit të brendshëm të mbështetur nga masat ekonomike antikrizë të jenë nxitësit e rritjes ekonomike, i cili parashikohet të jetë 4,1%.
Kryeministri Zaev theksoi se trendet ndihmojnë në krijimin e masave të tjera të fokusuara, por para kësaj duhet të zhbllokohen masat nga pakoja e pestë në Kuvend, të cilat përveç mbështetjes së biznesit, do të stimulojnë aktivitetin ekonomik duke mbështetur investimet dhe duke rritur numrin të punësuarve. Në këtë mënyrë, tha Zaev, do të veprojë për të përshpejtuar rimëkëmbjen e ekonomisë dhe më tej për të përshpejtuar rritjen ekonomike.
"Paga mesatare mujore neto në vitin 2020, sipas parashikimeve, u rrit për 7,8%, e cila del nga masat e marra para pandemisë, siç është masa e Qeverisë për të mbështetur financiarisht punëdhënësit të cilët rritën pagat në një shumë të caktuar, rritën pagat e punonjësve në sektorin publik, si dhe rritje shtesë të pagave në arsim dhe shëndetësi në vitin 2020 ", tha Kryeministri Zaev në intervistën për TV Kanal 5.