Qeveria ashpër demanton gënjeshtrat e deputetit, Antonio Milloshoski se kushtimit “Zaev dhe Spasovski kanë ndarë pasaporta maqedonase terroristëve të ISIS”, VMRO-DPMNE të ndalet së sabotuari aksionet me sukses të MPB-së

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, ka hedhur poshtë si të pavërteta pretendimet e Antonio Milloshoskit  gjoja  se “kryeministri Zaev dhe ministri Spasovski kanë ndarë pasaporta të Maqedonisë për terroristët e ISIS-it”.

Kjo është gënjeshtër brutale e cila ka për qëllim të manipulojë publikun, të pengojë rastin, të pastrohet deri në fund dhe të dëmtojë imazhin e institucioneve të cilët të përkushtuar dhe me sukses përballen me çdo lloj të krimit.

Institucionet zbuluan rast dhe asgjësuan grup kriminel, anëtarët e të cilit- të punësuar në shërbimet e MPB-së, duke e keqpërdorur pozitën zyrtare kanë dhënë pasaporta përmes keqpërdorimit të identitetit të huaj.

Disa ditë para se të kumtohen rezultatet nga aksioni, krerët e partisë politike VMRO-DPMNE filluan ta sabotojnë aksionin dhe këtë po e bëjnë edhe këtyre ditëve dhe me atë, seriozisht dhe pa përgjegjësi tentojnë ta rrezikojnë procesin përmes hamendjes së opinionit me gënjeshtra.

 

Qeveria pret Prokuroria të spastrojë me këto tentime për sabotim.

Mbetemi të përkushtuar në luftën pa kompromis me krimin e organizuar dhe korrupsionin dhe në atë drejtim vazhdon edhe bashkëpunimi me partnerët tanë strategjik