Zaev: Edhe në kushte të ndikimit të forte të pandemisë punonjësit doganorë refuzuan të ardhurat nga doganat dhe detyrimet e tjera për mbushjen e Buxhetit me fonde që më pas përsëri u kthehen qytetarëve dhe ekonomisë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev me fjalim hyrës me anë të videos punonjësve të doganave dhe Drejtorisë së Doganave ju uroi 14 prillin – Ditën e Drejtorisë së Doganave.

Në vazhdim të kësaj kumtese ju përcjellim në tërësi fjalimin e Kryeministrit Zaev:

Dy vite resht doganierët tonë dhe Drejtoria  e Doganave të Republikës së Maqedonisë së Veriut e shënojnë 14 prillin – Ditën e Doganave, në një gjendje të jashtëzakonshme të veçantë për shkak të masave për parandalimin e përhapjes së virusit korona.

Por edhe në kushte të tilla, duke festuar festën, punonjësve të doganave ne u bëjmë nderime për angazhimin e tyre dhe për përpjekjet e jashtëzakonshme dhe të nevojshme që ata bëjnë, së bashku me të gjitha organet dhe ministritë në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë i së Veriut, për të ruajtur aktivitetin ekonominë dhe mbështetjen e punës së   operatorëve ekonomikë në tregtinë ndërkombëtare dhe në eksporte dhe importe.

Në vitin 2020, të ardhurat totale nga doganat, TVSH-ja, akcizat dhe kompensimet e tjera janë më të larta për  4.8% krahasuar me ato të planifikuara.

Këta tregues në bazë vjetore, në një kohë kur për shkak të pandemisë është zvogëluar ndjeshëm intensiteti i ekonomisë dhe tregtisë, me punën e tyre shumë profesional dhe të ndershëm doganierët dhe Drejtoria Doganore e Republikës së Maqedonisë së Veriut u treguan seriozë dhe një nga pjesëmarrësit më të mëdhenj në plotësimin e buxhetit të vendit tonë.

Një pjesë e madhe e këtyre të ardhurave u kthyen nga Qeveria dhe u ridrejtuan qytetarëve dhe bashkësisë  të biznesit për një funksionim të qëndrueshëm, ruajtjen e vendeve të  punës dhe standardet e jetesës.

Këto fakte flasin vetë se sa i rëndësishëm është roli i Drejtorisë Doganore në krijimin e mjedisit ekonomik në vend.

Drejtoria Doganore dhe doganierët janë kontakti i parë me vendin tonë - ata janë fytyra e Republikës së Maqedonisë Veriore, dhe doganierët janë pjesë e më të ekspozuarve të bashkëqytetarëve tanë ndaj kërcënimeve të virusit.

Sidoqoftë, edhe në kushte të tilla, ata pranuan sfidat për të siguruar lëvizje të shpejtë dhe të dhe pa pengesa ndërkufitare të mallrave, udhëtarëve dhe automjeteve.

Drejtoria Doganore pranoi konceptin e evropian të punës doganore dhe zbatoi një sërë masash për të lehtësuar punën e të gjithë pjesëmarrësve në procedurat doganore. Si rezultat i angazhimit të punonjësve në të gjitha nivelet, ne mbetemi lider në punën digjitale. Një pjesë e madhe e procedurave doganore që janë realizuar në letër tani janë zëvendësuar me procedura elektronike dhe nga ky muaj eksporti nga vendi bëhet plotësisht elektronikisht dhe pa letër.

 

Dërgojë  urimet e mia të përzemërta të gjithë zyrtarëve të doganave me rastin e Ditës së Doganave. Së pari, ju uroj shëndet. Në emër të të gjithë qytetarëve dhe kompanive tona, ju uroj që të vazhdoni me sukses me aplikimin e të gjitha instrumenteve të përshtatshme me të cilat merrni pjesë në konsolidimin ekonomik të vendit në kushtet e KOVID-19.

Është një kontribut i rëndësishëm, jashtëzakonisht i rëndësishëm i doganierëve në arritjen e qëllimit tonë të përbashkët - për të kthyer  jetën e përditshme normale të qytetarëve sa më shpejt të jetë e mundur.

 

Gëzuar 14 Prillin - Ditën e Doganave.