Reagimet e publikut se në shkollat zbatohen tekste shkollore jocilësore që kanë përmbajtje të vjetruar dhe të papërshtatshme, shumë gabime teknike dhe gramatikore, palogjikshmëri dhe diskriminim, bëhen e së kaluarës. Nga viti i ardhshëm shkollor, fillon zëvendësimi i etapës së materialeve për mësim nga të cilët edukohen nxënësit tanë. Pas miratimit të Konceptit të ri për arsimin fillor dhe përpunimi i mjeteve të reja mësimore, futet edhe didaktikë moderne me të cilën në mënyrë të konsiderueshme do të përmirësohet cilësia e procesit edukativo-arsimor dhe mësimi.
Me propozim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi Ligj plotësisht të ri për tekstet shkollore dhe materiale të tjera mësimore dhe didaktike, me të cilën ndryshohet mënyra e përpunimit dhe miratimit të materialeve për mësim, eliminohen gabimet nga të gjitha aspektet, ndërsa njëkohësisht fokusi është vendosur në digjitalizimin, gjegjësisht në sigurimin e formave të tjera të disponueshme, përveç versionit në letër të teksteve shkollore.
Ligji është pjesë nga plani për reformën thelbësore të sistemi arsimor kombëtar. Ai u përgatit në përputhje me përparësitë në Strategjinë e Arsimit 2018-2025 dhe në bazë të Konceptit krejtësisht të ri për materiale mësimore dhe didaktike, në të cilën përmbahen përvojat dhe praktikat më të mira nga disa vende evropiane që e kanë tejkaluar sistemin në përdorimin klasik të teksteve shkollore.
Tani e tutje, tekstet shkollore do të shkruhen në gjuhë që është i kuptueshëm dhe i përshtatshëm për moshën e nxënësve. Që mos të ketë gabime në përmbajtjen, si dhe për shtuarje të temave që kanë munguar deri më tani, ndërsa janë të lidhura me barazinë gjinore, multikulturalizmin, respektimin e diversiteteve dhe të ngjashme, vendosen më shumë filtra gjatë tërë procesit të përpunimit të teksteve shkollore që do të zbatohet në mënyrë transparente dhe pa mundësi për lidhje të marrëveshjeve ekskluzive me shtëpi botuese ose autorë të caktuar.
Digjitalizimi i teksteve shkollore lejon ato të rishikohen çdo vit para fillimit të vitit shkollor, që të mos ketë të dhëna dhe përmbajtje të vjetruara që nuk korrespondojnë me realitetin.
Ky është ndryshimi kryesor i përfitimeve me të cilën sigurohen mjetet didaktike moderne që i përshtaten ndryshimeve të shpejta shoqërore dhe trendeve.
Ligji parasheh për çdo lëndë mësimore, në vend se vetëm një, të zbatohen më së shumti deri në tre tekste shkollore. Bëhet fjalë për praktikë botërore të njohur në burime të hapura arsimore, përmes të cilës sigurohet autonomi për mësimdhënësit në zgjedhjen e literaturës, sepse ata vetë në nivel të kolektivit shkollor do të vendosin cilat nga tekstet shkollore të miratuara për çdo lëndë do të shfrytëzohet në mësimin.
Përfitim thelbësor e rëndësishme nga ligji është digjitalizimi. Tekstet shkollore në formë të letrës do të marrin nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e tretë, duke pasur parasysh që vitet e para të edukimit dhe arsimimit të fëmijëve janë kryesore për vendosjen e bazave të shkrim-leximit dhe ndërtim të marrëdhënies ndaj librit. Përderisa për nxënësit nga klasa e katërt dhe klasat e më të larta, përparësi do t'u jepet teksteve shkollore dhe materialit didaktik në formë digjitale të pasuruar me përmbajtje multimediale - filma, animacione, video shfaqje, galeri të fotografive dhe detyra, gjegjësisht bëhen të disponueshme tekstet shkollore elektronike dhe audio të vendosura në një platformë të vetme elektronike. Për nxënësit me shikim të dëmtuar do të përpunohen edhe tekste shkollore me Alfabetin e Brajovit .
Ministria e Arsimit dhe Shkencës së bashku me institucionet e tjera kompetente të sistemit, faktorët e interesuar, shoqatat qytetare, ekspertët dhe organizatat ndërkombëtare partnere vazhdojnë me konkretizimin dhe zbatimin e planit për përparimin e cilësisë së procesit edukativo-arsimor, duke synuar në ndërtimin e arsimit që do të krijojë gjenerata të përgatitura më mirë të nxënësve.