Кryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev i shoqëruar nga zëvendëskryetar i Qeverisë për çështje ekonomike
Në takim janë shqyrtuar zgjidhjet e mundshme për kompensimin e bujqve, të cilët mbetën të pa kompensuar për dëmet e shkaktuara nga fatkeqësive natyrore në këto komuna në 2016 dhe 2018, për shkak të pengesave ligjore.
Është rënë dakord në takimin, nesër, në mbledhjen e qeverisë, për të përcaktuar procedurën për kompensimin e bujqve të pa kompensuar nga fatkeqësia natyrore në vitin 2018, me anë të inicimit të ndryshimeve dhe plotësimeve në Ligjin për mbrojtje dhe shpëtim, që më pas do të shkoj për miratim në Kuvend. Për një numër të vogël të bujqve të pa kompensuar nga stuhia në vitin 2016, është rënë dakord që ekspertët ligjorë në Qeveri do të rishikojnë lëndët dhe arsyet pse ishte e pamundur të zgjidhej çështja deri më tani, në mënyrë që të përcaktohet nëse ekziston bazë ligjore për të zgjidhur këto çështje.
“Ka vullnet te Qeveria që të gjinden zgjedhje për çështjet e dedikuara dhe ka para në Buxhet për këtë gjë. Është me rëndësi që të vërtetohen mundësit për kompensim në bazë të ligjit dhe tani të gjithë jemi të përkushtuar në atë drejtim,” tha Kryeministri Zaev.
Përfaqësuesit e bujqve të prekur falënderuan Kryeministrin Zaev, zvendëskryeministrin Bytyqi dhe ministrin Hoxha për përpjekjet e tyre për të zgjidhur këto çështje të rëndësishme për bujqit.