Më gëzon mënyra në të cilën janë organizuar të të gjitha aktivitetet në këtë institucion, dhe mund të them se të gjitha institucionet që janë përgjegjëse për punën e këtij enti, na bëjnë krenarë, sepse të gjitha raportet dhe ato ndërkombëtare ashtu edhe ato vendore për vite me radhë ishin negative. Si Ministre e Arsimit dhe Shkencës, ishte e rëndësishme për mua arsimi të jetë hallkë për risocializim dhe mundësi për zhvillim dhe riintegrim pas daljes nga një institucion i tillë, deklaroi Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska pas vizitës në entin edukativ përmirësues në f. Vollkovijë.
“Arsimi është baza për risocializimin dhe për riintegrim. Arsimi ishte sfidë në institucione të tilla për vite me radhë dhe ajo ishte shënuar në të gjitha raportet, veçanërisht cilësia e arsimit atje ku formalisht mundësohej si arsim," tha Carovska.
Ministrja potencoi se me ligjin për arsimin e të rriturve për herë të parë rregullohet sistemi formal-juridik i arsimit në shtëpitë edukative përmirësuese.
"Në atë mënyrë sigurohet cilësia, por gjithashtu edhe qëndrueshmëria e sistemit. Më duhet të shpreh mirënjohjen të madhe për UNDP-në për mbështetjen që na jep për sistemin e pagesave të mësimdhënësve, por edhe në pikëpamje të sigurimit të didaktikës. "Pas miratimit të Ligjit, shteti dhe institucionet do të ndërmarrin atë detyrim në vete dhe në vazhdimësi do të jetë e mundur të sigurohet arsim, që është cilësor dhe i qëndrueshëm dhe që do t'u sigurojë risocializim më të lehtë dhe riintegrimin e fëmijëve që janë të akomoduar në këto institucione," theksoi Carovska. Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariqiq, përmendi se me hapjen e kësaj shtëpie edukative përmirësuese në nëntor të vitit të kaluar, qëllimi ishte të bëhej shtëpi shembullore.
"Jam e kënaqur që pamë përparim serioz i bërë në muajt e fundit. Fëmijët janë në kushte të mira për qëndrim, kanë mundësi për shkrim-lexim dhe arsimim në disa nivele dhe kanë shans të mirë për risocializim. Ideja e çdo shtëpie edukative përmirësuese është e dyfishtë - mbajtja e sanksionit, por edhe risocializimin, tha Mariqiq, duke potencuar se në rastin e fëmijëve, të miturve, shumë më e rëndësishme është që të resocializohen dhe të kthehen në rrugën e duhur, për të dalë si njerëz seriozë të gatshëm për t'u ndërtuar në shoqërinë tonë dhe të kenë një të ardhme të mirë.