Qeveria e Maqedonisë së Veriut e jep në vazhdim këtë:
KORRIGJIM
të Thirrjes publike për mbështetje financiare për industrinë dhe operatorët për organizim të ngjarjeve me angazhim të detyrueshëm të interpretuesve vendas për realizimin e ngjarjeve me tema që shënojnë 30 vjet pavarësi të Maqedonisë së Veriut, në periudhën qershor - shtator 2021.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut më datë 22.04.2021, në ditoret "Nova Makedonija" "Veçer" dhe "Koha", shpalli Thirrje publike për mbështetje financiare për industrinë dhe operatorët për organizim të ngjarjeve me angazhim të detyrueshëm të interpretuesve vendas për realizimin e ngjarjeve me tema që shënojnë 30 vjet pavarësi të Maqedonisë së Veriut, në periudhën qershor - shtator 2021.
Bëhet korrigjim në pjesën e Afatit për dorrëzimin e aplikimeve e cila duhet të jetë:
Afati për dorëzimin e fletëparaqitjeve është më së voni deri më 11 maj 2021, në ora 16:00.
Ky korrigjim hyn në fuqi nga dita e shpalljes së thirrjes publike në gazetat ditore, përkatësisht nga 30.04.2021.
Thirrjen e korrigjuar mund ta gjeni në linkun në vazhdim: https://vlada.mk/node/24980