Zaev: Pashkët me porosinë për vetëflijim të Krishtit të na jetë si shembull për një vepër personale duke u kujdesur për shëndetin personal tonin dhe të të tjerëve dhe të gjithë së bashkë të marrim pjesë në fitoren ndaj pandemisë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Заев dërgoi letër me urime deri te kreu i Kishës Ortodokse Maqedonase, Kryepeshkopata e Ohrit, Metropoliti i Shkupit, Kryepeshkop i Ohrit dhe Maqedonisë z.z. Stefan, deri te anëtarët e Sinodit dhe kleri dhe monastizmi i KOM-KO si dhe te të gjithë besimtarët ortodoksë me rastin e festës së madhe Ringjallja e Krishtit – Pashkët.

 Në urimin, Kryeministri Zaev theksoi se në një kohë kur e gjithë bota po kalon nëpër trazira të rënda të shkaktuara nga koronavirusi Kovid-19, festa e shpëtimit, e cila e shënon fundin e vuajtjeve të Krishtit dhe me të cilën e festojmë fitoren mbi vdekjen, na kujton në nevojën të rishikohemi dhe me modesti si aktorë të përgjegjshëm të komunitetit tonë të mbajmë vetësakrifikim për të mirën e të gjithëve, duke e mbrojtur veten dhe shëndetin e të dashurve tanë.
 
Në vazhdim të kësaj kumtese njoftimi, ne ju sjellim tekstin nga video porosi që Kryeministri Zaev e dërgpo me rastin e Ringjallja e Krishtit – Pashkët

"Të nderuar qytetarë

Edhe këtë vit një nga festat më të ndritshme – Pashkët i presim në kushte specifike dhe me kufizimet e sjella nga pandemia. Ne këto sfida nuk jemi vetëm – e gjithë bota është ende në gjendje krize ose të jashtëzakonshme për shkak të virusit të rrezikshëm.

Festa e Shpëtimit, e cila e shënon fundin e vuajtjeve të Krishtit dhe me të cilë e festojmë fitoren mbi vdekjen, na kujton në nevojën të rishikohemi dhe me modesti të mbajmë përgjegjësi për të mirën e të gjithëve në komunitetin tonë. Le ta mbrojmë vetën dhe shëndetin e të afërmive tanë. 

Vetësakrifikimi i Krishtit është një luftë nga dashuria, kushtuar neve njerëzve. Dhe pikërisht në këto festa të ndritshme secili prej nesh bën një luftim personal para përpjekjeve – secili prej nesh i kushton vëmendje shëndetit përkatësisht sfidës që e imponoi kjo krizë shëndetësore ekonomike.

Në kohët tona të ndryshuara, ne kemi mësuar se Pashkët janë një mundësi për t’iu drejtuar vetes dhe të dashurve tanë, për të krijuar vepra të mira dhe për t’i treguar solidaritet, respekt dhe mirëkuptim njëri-tjetrit.

Në këtë periudhë pandemie, le të festojmë si qytetarë të përgjegjshëm, ndërsa Pashkët, si një festë shprese, të sjellin prosperitet, gëzim dhe kohezion në shtëpitë tona.Të rrethuar me dashuri, por edhe me shpresë për ditët më të mira që vijnë, le të mbushemi me harmoni dhe falje, paqe dhe prosperitet, pa përçarje, pa urrejtje, pa konflikte. 
 
Ju uroj t’i kaloni festat në shëndet të mirë dhe me forcë shpirtërore !

Gëzuar festën e madhe krishtere – Pashkët!

  •  

Христос воскресна! Навистина воскресна!“