Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut i mbështet aktivitetet për largimin e ndërtimeve të paligjshme në bregun e Ohrit që i kryen Komuna e Ohrit, me çfarë i konfirmon përpjekjet e saj për përmbushje të përkushtuar të rekomandimeve të UNESKO-s dhe për implementimin e “Planit për menaxhim me trashëgiminë natyrore dhe kulturore botërore të rajonit të Ohrit
Qeveria tashmë ka siguruar mjete në vlerë prej gjashtë milionë denarë për largimin e objekteve të paligjshme të cilat janë vendosur në bregdetin e liqenit të Ohrit, të cilat e prishin autenticitetin natyror dhe kulturor të rajonit.
Aktivitetet për largim do t’i përfshijnë personat fizikë dhe juridikë të cilët kanë marrë vendim për largimin e objektit të ndërtuar në mënyrë të paligjshme dhe nuk kanë vepruar në pajtim me vendimet e lëshuara nga ana e inspektorëve ndërtimorë pranë Inspektoratit të Komunës së Ohrit.
Me qëllim që të pakësohen dëmet, të shmangen shpenzimet shtesë dhe të përshpejtohet procesi i largimit, Komuna e Ohrit u bëri apel pronarëve të objekteve të paligjshme të veprojnë sipas vendimeve për largim dhe vetë t’i heqin objektet.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në koordinim me Komunën e Ohrit do të vazhdojë të angazhohet për vendosjen përfundimtare të rendit në bregdetin e Ohrit, i cili u uzurpua viteve të fundit.
E mbështesim Komunën e Ohrit të vazhdojë me aktivitetet për heqjen e ndërtimeve të paligjshme derisa nuk hiqen të gjitha objektet të cilat e rrezikojnë mjedisin dhe e degradojnë zonë unike të mbrojtur të rajonit