Në Qeveri u mbajt takimi i parë i Trupit koordinues për mbështetje dhe zhvillim të qëndrueshëm të Rajonit të Prespës, me ç’rast fillon procesi i përforcuar i realizimit të projekteve që janë planifikuar në këtë rajon.
Trupi koordinues ndërministror, që përbëhet nga kryetari dhe 13 anëtarë, në mënyrë aktive bashkëpunon me Delegacionin e Komisionit Evropian në Shkup, si dhe me të gjitha institucionet tjera shtetërore dhe vetëqeverisjen lokale në Resnjë, për nxitjen e zhvillimit socio-ekonomik të Rajonit të Prespës me vëmendje të veçantë për krijimin e mundësive për sferat rurale dhe urbane nga Prespa.
Para fillimit të pjesës së punës në takim, para opinionit dhe mediave mbajtën fjalim Kryetari i Qeverisë Zoran Zaev, koordinatori i Trupit për mbështetje të projekteve për Prespë, Gorjan Tozija dhe kryetari i Komunës së Resnjës, Zhivko Gosharevski.
Duke i’u drejtuar anëtarëve të Trupit koordinues, Kryeministri Zaev i ftoi dhe i inkurajoi të mbështeten të gjitha projektet me rëndësi ndërkombëtare për rajonin, t’i shohin edhe nga perspektiva e Marrëveshjes së Prespës, me të cilën, siç theksoi, janë kapërcyer dallimet gati tre dekadëshe me Greqinë dhe janë siguruar perspektivat e vendit tonë në integrimet euro-atlantike dhe evropiane.
Kryetari i Qeverisë, Zaev e vlerësoi rëndësinë e jashtëzakonshme të Trupit koordinues në drejtim të intensifikimit edhe bashkëpunimit tejkufitar me Shqipërinë dhe Greqinë me përdorimin e të gjitha kanaleve të disponueshme diplomatike për realizimin e Marrëveshjes trepalëshe për mbrojtje dhe zhvillim të qëndrueshëm të Parkut Prespa dhe nxitje të punës së trupit të përbashkët koordinues për bashkëpunim tejkufitar dhe monitorim jo vetëm të ujërave të Liqenit të Prespës, por edhe të tërë eko sistemit në dhe rreth liqenit.
“Gjithashtu, fryma e Marrëveshjes së Prespës është inspirim edhe për çështje të tjera që i ndërlidhin popujt në këtë rajon dhe në Evropë, me një qëllim të vetëm të përbashkët – përforcimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore, në përputhje me vlerat evropiane dhe të drejtën ndërkombëtare, ndërsa me këtë edhe ardhmëri e përbashkët e gjeneratave për perspektivat e të cilave ne jemi përgjegjës”, tha Zaev dhe theksoi se me rëndësi të veçantë është edhe projekti “Qendër multimediale për të rinjtë dhe bashkësitë”. Qendra, në përputhje me simbolikën e Prespës do të jetë një vend ku në të ardhmen do të organizohet Forumi Ndërkombëtar për Dialog dhe Bashkëpunim- Forumi i Prespës për Dialog, për të cilin, nënvizoi Kryeministri Zaev, duhet të investohen të gjitha përpjekjet që të fitohet identitet dhe brend, i cili do të lidhet me Maqedoninë e Veriut si kreator shtetëror për politikë të re, qe cila për perspektivë e ka krijimin e ardhmërisë bazuar në bashkëpunim, mirëkuptim dhe dialog.
"Le të rrezatojë Prespa me zgjidhje për paqe. Ky vizion ndahet me miqtë dhe partnerët tanë nga Shqipëria dhe Greqia, pushteti qendror dhe vetëqeverisja lokale e fqinjëve tanë, duke rikonfirmuar kështu vlerat që kanë dalë nga mënyrat moderne dhe demokratike të zgjidhjes së problemeve dhe që kanë gjetur mbështetjen e plotë dhe miratimin nga BE-ja dhe më gjerë ", nënvizoi Kryeministri Zaev.
Ai i theksoi dy përfitimet kryesore që dolën nga Marrëveshja historike: identiteti ynë i mbrojtur ë kuadër të së drejtës ndërkombëtare të identifikohemi si maqedonas, që e flasin gjuhën maqedonase dhe u konfirmua kultura jonë dhe trashëgimia kulturore.
“Prej kësaj, simbolika për krijimin e një Qendre për kujdesin dhe promovimin e gjuhës maqedonase është e fortë pikërisht në këtë pjesë nga atdheu jonë, në shkollën e vjetër "Dimitar Vllahov" në Lubojnë, për të cilin Qeveria siguroi fillimisht 30 milionë denarë për rinovimin e saj ", tha ai. Në fjalën e tij, Kryeministri Zaev përmendi projektet e furnizimit me ujë dhe mbledhjen e ujërave të zeza përreth liqenit të Prespës me infrastrukturë sipas rregullave dhe standardeve të BE-së për mbrojtjen e mjedisit dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, të cilat janë jashtëzakonisht të rëndësishme dhe Qeveria do të jep mbështetjen maksimale, në bashkëpunim dhe me mbështetjen e Bashkimit Evropian.
Një projekt i tillë është iniciativa e përbashkët e Komunës së Manastirit, Komunës së Pustecit nga Shqipëria, e “Entit dhe Muzeut” në Manastir, e Drejtorisë Rajonale për Kulturë nga Korça, Shqipëri dhe e Qendrës Kulturore Rinore nga Manastiri, që parashikon adaptimin e lokalitetit arkeologjik "Heraklea" me një buxhet të përgjithshëm prej 704,000 euro, nga të cilat 85 % janë bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian, ndërsa 15% i siguron Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmes Ministrisë për Vetëqeverisjes Lokale.
Kryeministri Zaev vuri në dukje si jashtëzakonisht të rëndësishme përqendrimet në promovimin e potencialeve të mëdha për zhvillimin e turizmit, si një mundësi për afirmimin dhe aktivitetin e popullsisë lokale, si dhe zbatimin e masave që do të merren për të tejkaluar situatën aktuale me ujërat e Liqenit të Prespës dhe dinamizimin e projektit për mbrojtjen e plotë të Liqenit të Prespës mbështetur nga Bashkimi Evropian, iniciuar nga tre vendet, Maqedonia e Veriut, Greqia dhe Shqipëria.
Koordinatori për zhvillimin e Rajonit të Prespës, Gorjan Tozija në fjalimin e tij duke njoftuar fillimin e punës së Qendrës Koordinuese për Mbështetje dhe Zhvillim të Rajonit të Prespës, tha se kjo është një shprehje e arritjes së vizionit të fqinjësisë së mirë që në vitin 2018 u realizua përmes Marrëveshjes së Prespës. Ai shtoi se Prespa është një simbol i kozmopolitizmit, një vend pa gardhe dhe kufij në zhvillimin e saj të mëtejshëm socio-kulturor, i cili do të bëhet një qendër për bashkëpunim dhe shkëmbim të ideve moderne, krijuese dhe progresive të të rinjve nga tre vendet, Maqedonia e Veriut , Greqia dhe Shqipëria.
" Në këtë rajon do të rikthehet dinjiteti, në emër të banorëve të tij dhe madje edhe më shumë si një borxh ndaj atyre 150 qytetarëve akademikë, ku përfshihen mjekë, inxhinierë, gazetarë, profesorë, agronomë që arsimi fillor dhe fillimi i shkollimit të tyre ju është mundësuar nga shkolla e parë në gjuhën maqedonase "Dimitar Vllahov" në fshatin Lubojnë", vlerësoi Tozija, duke theksuar rindërtimin dhe riaktualizimin e kësaj shkolle, ku, më 15 nëntor të vitit 1945, u mbajt ora e parë në gjuhën maqedonase.
"Rindërtimi dhe mbrojtja e kësaj shkolle do të ketë një rëndësi të madhe në kontekstin e ruajtjes së trashëgimisë gjuhësore dhe kulturore maqedonase, por edhe për ta sjell atë më pranë familjes gjuhësore dhe kulturore evropiane", tha Tozija, duke shtuar se pas rindërtimit, pritet që shkolla të bëhet muze - qendër për afirmimin e gjuhës maqedonase dhe trashëgiminë kulturore, ku do të mbahen ligjërata në fushën e gjuhës, letërsisë, kulturës, folklorit dhe ngjarjeve multimediale të gjuhës maqedonase.
Tozija theksoi se neglizhenca e këtij rajoni në të kaluarën, rezultoi në emigrimin e një numri të madh të të rinjve në qendrat urbane si Manastiri dhe Shkupi për shkak të të cilave sot ky rajon i Prespa e Poshtme është në gjendje kritike që kërcënon tendencën e zhdukjes së zonave rurale dhe kështu humbja e potencialeve njerëzore që mund të përdorin burimet e pasura natyrore, kulturore dhe historike të rajonit për qëllimet e zhvillimit të saj socio-ekonomik.
"Këtë bukuri autentike që posedon Liqeni i Prespës do të marrë kujdes të plotë. Të gjithë ata aktivistë që marrin pjesë në shfaqje të ndryshme që inkurajojnë ruajtjen e Liqenit të Prespës dhe të gjithë ata që mund të kontribuojnë në zhvillimin do të marrin vendin e tyre në Qendrën e sapondërtuar, e cila duhet të jetë një punëtori për gjenerimin e ideve dhe planeve dhe strategjive për realizimin e tyre. Qendra do të jetë një platformë e përhershme për komunikim, koordinim, dialog, shkëmbim përvojash dhe përcaktimin e ideve për zhvillimin e rajonit duke krijuar projekte të përbashkëta që do të financohen nga qeveritë e tre vendeve, autoritetet lokale ose fondet e BE-së ose fondet e gjeneruara nga Qendra. si një entitet i veçantë ", tha Tozija, i cili arriti në përfundimin se Prespa do të bëhet një destinacion inovativ turistik që nuk mbështetet vetëm në burimet natyrore të disponueshme, por ka një metodologji të qartë se si të imponohet tek vizitorët e huaj të mundshëm. Si shembull, e përmendi bashkëpunim in e parë të realizuar mes Qendrës Greke të Filmit dhe Agjencisë së Filmit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, realizimi i së cilës është nxitur nga mundësitë me Marrëveshjen e Prespës.
Kryetari i Komunës së Resnjës, Zhivko Gosharevski duke theksuar rëndësinë e sigurimit të mbrojtjes së trashëgimisë natyrore dhe kulturore-historike dhe ndërmarrjen e masave për perspektivë afatgjate dhe të qëndrueshme të Rajonit të Prespës, me qëllim qëndrimin e të rinjve në rajon, si qëllim themelor i këtij grupi të punës informoi më detajisht për Programin “BE për Prespën”, me buxhet të total prej 21 milionë euro, të përgatitur dhe aplikuar në fondet IPA 3, në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian në Shkup, Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, institucionet qeveritare dhe Komunën e Resnjës.