Kryeministri Zoran Zaev i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, dhe ambasadori i RP Kinë në Maqedoninë e Veriut, Xhang Xuo, e vizituan pikën e vaksinimit në klinikën “Jane Sandanski”.
Kryeministri, ministri dhe ambasadori biseduan me qytetarët të cilët po vaksinohet në mënyrë intensive, si dhe me personelin mjekësor që po e zbaton procesin e vaksinimit. Gjithashtu u informuan për rrjedhën dhe kapacitetin ditor që e mundëson kjo klinikë për vaksinimin e pandërprerë e qytetarëve tanë.
Pas vizitë, Shkëlqesia e Tij ambasadori Xuo dha deklaratë, të cilën ua përcjellim në tërësi:
“Shkëlqesia Juaj Kryeministër Zaev, ministër FIlipçe,
Zonja dhe zotërinj,
Mirëdita!
Është kënaqësi të marr pjesë në këtë ngjarje këtu para klinikës “Janë Sandanski” me ftesë nga Kryeministri Zaev. Më vjen mirë që jemi dëshmitar se 200.000 doza vaksina nga Sinofarm KOVID-19 i ndihmojnë Maqedonisë së Veriut për të kryer vaksinimin masiv. Siç jemi dëshmitar edhe Kryeministri Zaev sapo u vaksinua me vaksinën Sinofar, që është edhe një shembull për raporte miqësore mes Kinës dhe Maqedonisë së Veriut, duke demonstruar besimin e tërësishëm të vendit në vaksinën kineze që shpreh vullnetin e mirë të Kinës për mbështetje aktive të Maqedonisë së Veriut në luftën e përbashkët kundër epidemisë!
Jo shumë kohë më parë, përmes lidhjes me video, Presidenti Si Xhinping dhe Kryeministri Zaev, bashkë me liderë të tjerë, morën pjesë në Samitin Kina – SEES, me ç’rast u sigurua planifikim i rëndësishëm për udhëheqje dhe zhvillim të mekanizmit për bashkëpunim dhe gjithashtu dha nxitje të fuqishme për bashkëpunim mes Kinës dhe Maqedonisë së Veriut dhe vendeve tjera nga Evropa Qendrore dhe Lindore në luftën kundër epidemisë.
Përkundër kërkesës së tanishme të shumtë vendore për vaksina, Kina ka kapërcyer vështirësitë dhe ka siguruar mbështetje për Maqedoninë e Veriut dhe vendet e tjera, gjithçka me qëllim që të punojmë së bashku për të ndërtuar një bashkësi për një të ardhme të përbashkët për njerëzimin.
Vaksina është armë e fuqishme për tejkalimin e epidemisë dhe të gjitha palët duhet ta përforcojnë bashkëpunimin ndërkombëtar për vaksina që të mos mbetet asnjë vend në të cilat ka nevojë për të njëjtat.
Askush që pret vaksinë nuk është i harruar. Kina është e përgatitur të vazhdojë të thellojë shkëmbimet praktike në Maqedoninë e Veriut, të punojmë së bashku në luftën kundër epidemisë dhe të promovojmë rimëkëmbje ekonomike për përfitimet e vendeve tona dhe popujve.
Ju faleminderit të gjithëve!”