Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zotan Zaev, me rastin e festës së Fitër Bajramit, dërgoi telegram urimi deri te kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema Haxhi Shaqir Efendi Fetai, deri te anëtarët e Riasetit dhe gjithë besimtarëve të fesë islame.
Në vazhdim ua përcjellim urimin në tërësi:
“Ua uroj festën e madhe fetare islame Fitër Bajramin të gjithë Ju, anëtarëve të Bashkësisë Fetare Islame dhe të gjithë qytetarëve që e festojnë festën, në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim personal.
Në periudhë kur e gjithë bota po ballafaqohet me përvoja të vështira dhe këtë vit Muaji i Shenjtë i Ramazanit, muaji më i mirëqenë dhe më i lumtur për ju qytetarët e besimit islam, e festojmë në kushte më të ndryshme me kufizime të cilat i solli pandemia me virusin korona COVID-19.
Në këto momente të vështira për njerëzimin, festat e shenjta siç është Fitër Bajrami, sjellin shpresë për fillim të ri de nxisin besimin e njerëzve në të mirën, të vërtetën de drejtësinë.
Fundi i agjërimit dhe bekimet e fituara gjatë muajit të përmbajtjes le t'ju stolisin me një frymë durimi, vetëmohimi dhe bujarie.
Le të përballemi me sfidat e paraqitura nga kjo krizë globale shëndetësore dhe ekonomike, nxitur nga dëshira për respekt, mirëkuptim dhe solidaritet të ndërsjellë dhe të ndajmë dhuratat e festës me familjen, të afërmit, miqtë dhe fqinjët tuaj.
Të nderuar,
Këto ditë të ndritshme në frymën e festës së Fitër Bajramit, si qytetarë të përgjegjshëm ndaj vetes, ndaj familjes sonë dhe ndaj shtetit, t’i respektojmë rekomandimet shëndetësore dhe me respektim dhe solidaritet të vazhdojmë rrugën evropiane që e zgjodhëm, të bashkuar.
Në periudhën që vijon të vaksinohemi si mjet më efikas në luftën kundër kësaj pandemie dhe e di që së bashku do të arrijmë më së shpejti dhe në mënyrën më të sigurt të tejkalojmë pasojat.
Më lejoni t'ju uroj të kaloni festat në harmoni dhe paqe në shtëpi, me shëndet të mirë dhe forcë shpirtërore!
Bajram Sherif Mubarek Olsun, gjegjësisht: Ju uroj festë të bekuar dhe të lumtur!”