“E gjithë bota është e përkushtuar në temën për investim në burime të ripërtërishme, efikasitet energjetik, kursim në energji, energjetikë dhe digjitalizimin e përgjithshëm dhe ne jemi të përkushtuar në këto prioritete”, theksoi në “Brifingun e Mëngjesit” në TV Sllobodna, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev duke theksuar gjatë vizitës të fundit në Greqi dhe kryesimit të fundit në fokusin e takimeve ishin mbështetja e investitorëve të huaj dhe projektet nga fusha e energjetikës, infrastrukturës dhe gazifikimit.
Gjithashtu ai përmendi investimin tonë në terminalin për gazin e lëngshëm në Aleksandropuli, centralin e gazit 400 milionë euro, 370 milionë euro terminal të gazit, si prioritete kryesore gjeostrategjike, veçanërisht duke i theksuar edhe investimet e naftës dhe sistemit gazsjellës që është i rëndësishëm për Maqedoninë e Veriut, si pikë kryesore transite për gazin nga Greqia, Maqedonia e Veriut, Serbia, Kosova dhe që shkon drejt Evropës Perëndimore, gjë që, siç u theksua, do të tejkalojë monopolin në fushën e furnizimit me gaz.
“E gjithë kjo ndikon në uljen e çmimit të gazit, stabilizimin e çmimit të energjisë elektrike, por edhe të konsumit, ekologjisë në vend, zëvendësimit të karburanteve fosile. Po zhvillohen projekte të mëdha me Greqinë fqinje dhe atë në të gjitha fushat, qytetarët duhet të dinë se tani më zhvillojmë programe ku krijojmë Fond për burime të ripërtërishme të energjisë dhe vijojnë sfida serioze për uljen e ndikimit të ndryshimeve klimatike”, theksoi Kryeministri Zaev intervistën e sotme të mëngjesit, duke vlerësuar se në sferën e tranzicionit energjetik Maqedonia e Veriut është më para nga shumë vende evropiane në procedurat për mbylljen e centraleve të cilat punojnë me qymyr.