Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev mbajti fjalim me rastin e 73 vjetorit të themelimi i Unionit të Luftëtarëve, si pjesë e serisë së festimeve që këtë vit shënojnë jubileun e madh - 80 vjet të Kryengritjes popullore.
Kryeministri Zaev para të pranishmëve, mes të cilëve edhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, kryetarin e Bordit Kryesor të Unionit, Nikolla Stojanoski dhe nënkryetarin Borko Zafirovski, anëtarë dhe mbështetës në Shtëpinë e Armatës, shprehu falënderim të madh për luftën e luftëtarëve dhe punën e paçmuar që ata bënë dhe kjo është shtetësia maqedonase, si një aspiratë shekullore për shumë gjenerata.
“Falë luftëtarëve të guximshëm të Luftës Nacionale-Çlirimtare të udhëhequr nga parimet e drejtësisë, solidaritetit dhe barazisë, sot të gjithë ne maqedonasit, shqiptarët, turqit, vllehët, serbët, romët, boshnjakët dhe të gjithë të tjerët kanë një detyrë patriotike për t’u bashkuar në krijimin e një shoqërie të drejtë për të gjithë në të cilën do të mbizotërojnë parimet e drejtësisë, përgjegjësisë dhe barazisë”, theksoi Kryeministri Zoran Zaev dhe shtoi se në themelin e shtetësisë maqedonase janë ndërtuar detyrimet, përpjekjet dhe vetësakrifica e një numri të madh gjeneratash të luftëtarëve, të cilët nuk e kursyen as veten, as rininë dhe jetët e tyre.
Kryeministri Zaev theksoi se këta luftëtarë, pavarësisht nga gjinia, feja, besimi dhe kombësia, por të nxitur nga dëshira për një jetë më të mirë, me guxim dhe pa mëdyshje qëndruan në anën e vërtetë të historisë në ato kohëra të trazuara. Falë këtij veprimi, sot kemi Republikën e Maqedonisë së Veriut, një vend i njohur në aspekt ndërkombëtar me të gjitha postulatet e shtetësisë, anëtar i Kombeve të Bashkuara me konfirmim të qartë të gjuhës maqedonase dhe identitetit maqedonas.
“Shtetësia maqedonase është ngritur përmes vorbullës së luftës, të udhëhequr nga parimet e drejtësisë, solidaritetit dhe barazisë, ndërsa shënimi i ngjarjeve të tilla është rikujtimi më i fuqishëm më i vlerave që nuk duhet t’i harrojmë kurrë. Por edhe për rrugën që duhet të vazhdojmë. Kjo është rruga evropiane, rruga drejt vlerave demokratike. Një udhërrëfyes, i cili që nga fillimi na u theksua pa mëdyshje nga luftëtarët e guximshëm", tha Kryeministri Zoran Zaev.
Ai theksoi se secila gjeneratë i detyrohet të sjellë pjesën e saj nga barra në luftën për një shoqëri të drejtë dhe se lufta e gjeneratave aktuale është të sigurojnë një shtet të zhvilluar, të sigurt dhe të integruar fuqishëm në aspekt ndërkombëtar, në të cilin të rinjtë do të kenë një të ardhme me prosperitet.
“Jemi krenarë për pjesëmarrjen tonë në koalicionin e madh botëror antifashist. Sot, Maqedonia e Veriut është pjesë e familjes së fuqishme të NATO-s, duke ndarë vlerat demokratike. Vendi ynë është bërë një faktor i stabilitetit në rajon dhe një eksportues i sigurisë. Kjo gjeneratë bëri një zgjedhje të palëkundur dhe riafirmoi fuqishëm angazhimin e saj për përparim dhe prosperitet në familjen evropiane, në Bashkimin Evropian mes kombeve të përparuara. Të udhëhequr nga shembulli i ndritshëm që na keni lënë, luftëtarët, ne vazhdojmë të kujdesemi, të mbrojmë dhe të promovojmë gjuhën tonë amtare dhe identitetin tonë maqedonas," tha Kryeministri Zaev.
Ai theksoi se Qeveria mbetet e përkushtuar për të mbështetur Unionin e Luftëtarëve në kultivimin e traditave dhe datave të ndritshme të Luftës Çlirimtare të Popullit për ruajtjen dhe festimin e arritjeve nga të cilat lindi shtetësia maqedonase. Me 5 milionë denarë u pastruan borxhet, zyra u restaurua dhe po punohet për ato borxhe që akoma kanë mbetur.
Kryetari i Bordit Kryesor të Unionit të Luftëtarëve Nikolla Stojanoski si një pjesëmarrës i mbijetuar i Luftës së Dytë Botërore të udhëhequr nga aleatët, tha se ai ishte krenar për zotimin e lënë nga ato breza, përmes luftës heroike katër-vjeçare, me shumë viktima.
Para të pranishmëve në Shtëpinë e Armatës, ai shprehu mirënjohje ndaj Kryeministrin Zaev për kujdesin dhe mbështetjen e tij personale në mënyrë që të ruhen këto vlera dhe të prezantohen ato në mënyrë aktive për gjeneratat e reja, vazhdimin e traditave liridashëse dhe përparimin e shtetit.
Nënkryetari i Bordit Kryesor, Borko Zafirovski, në këtë rast theksoi se anëtarët pjesëmarrës në Luftën Çlirimtare të Popullit, por edhe të gjithë mbështetësit dhe qytetarët me qëllime të mira nuk do të harrojnë vitet e këqija dhe poshtëruese kur përmes fyerjeve dhe ngacmimeve, e kaluara jonë historike pretendohej dhe përmes fshirjes, u mohuan vlerat themelore të shtetit tonë.
Zafirovski, duke cituar shkrimtarin, humanistin dhe nobelistin Umbeto Eko, theksoi se ne gjithmonë duhet të jemi vigjilent ndaj fenomeneve fashiste dhe të jemi në gjendje t'i njohim ato, si dhe të vazhdojë lufta kundër tyre.
Kryeministrit Zaev, në këtë rast, iu nda Mirënjohje për kontributin e tij të veçantë në afirmimin e Unionit të Luftëtarëve dhe kontributin e tij në rrugën e përbashkët për një shtet bashkëkohor dhe me prosperitet.