Kryeministri Zaev: Më lehtë është të jeni populistë dhe të thoni se nuk ka ligj, por ka nevojë për legalizimin e 50.000 ndërtimeve të paligjshme, vendbanimeve, rrjeteve të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve

"Në rrethana të tilla, është më e lehtë të jeni populistë, të jeni  të zëshëm dhe të thoni - nuk ka ligj. Por çfarë të bëjmë me 50.000 ndërtime të tjera të pa ligjshme, me depot, fabrikat, të cilat nuk janë të kontestueshëm për askënd, dhe që ata duhet të marrin fletë pronësi?", thotë Kryeministri Zaev në intervistën për “Fokus”, në lidhje me Ligjin për Legalizim, i cili pas votimit në Parlament, nuk u nënshkrua nga Presidenti dhe për të cilin tani po debatohet.

Ai tha se nevoja për miratimin e ligjit të ri ishte për shkak se Ligji i vjetër pushoi të vlejë  dhe vlerësoi se ligji i ri do të lejojë përfituesit e ndihmës sociale të mos paguajnë asgjë, duke vënë në dukje se ekziston nevoja për të legalizuar gjysmën e rrjeteve të ujit dhe kanalizimeve, një  pjesë të rrugëve lokale dhe shtëpitë kulturore dhe monumentet.

Në këtë rast, Kryeministri Zaev theksoi se dëgjohen indikacione të publikut profesional, ndërtesat kolektive nuk janë përfshirë në Ligj, për shkak të të bërit biznes dhe shmangies së Ligjit dhe që UNESCO është plotësisht e përfshirë në mbrojtjen e Rajonit të Ohrit, në përputhje me Ligjin për Menaxhimin dhe aty nuk ka legalizim.

Gjithashtu, nuk do të lejohet ndërtim në parqe nacionale dhe në të gjitha zonat e mbrojtura.