Kryeministri Zaev për “Fokus”: Politikanët duhet ti zgjedhin problemet dhe jo ti anashkalojnë problemet; Opozita nuk lejoi mbledhje on-line siç punon e gjithë bota, njëzet ligje kualitative janë të bllokuara

Duke theksuar se detyrë e politikanëve është të sigurojnë kushte dhe ti zgjidhin problemet dhe jo ti anashkalojnë vështirësitë, deri sa nga shteti largohen të rinjtë, tha Kryeministri Zaev në intervistë për javoren “Fokus: theksoi se duke luftuar kundër pushteti absolute dhe duke kërkuar nderë dhe përgjegjësi e fitoi shumicën e nevojshme në Kuvend.

"Ndonjëherë ka vonesa për shkak të shumicës së pakët, por kjo forcon më shumë demokracinë  nga shumica dërrmuese dhe ju mban zgjuar dhe gati për kompromise," vlerësoi Zaev, duke theksuar se bllokimi i Kuvendit ishte për shkak të mospajtimeve të  opozitës për on-line seancat siç punon e gjithë bota.

Kryeministri Zaev shtoi se opozita po bllokon njëzet ligje, përfshirë Ligjin për Ushtrinë, ndërsa nuk voton për pakon e pestë qeveritare të masave dhe bllokon ndërtimin e Qendrës Klinike pavarësisht se është lënë mundësi që të japin propozime gjatë kontrollit e mbikëqyrjes dhe programimit.