“Që një fëmijë të rritet i lumtur, i kënaqur, i përmbushur dhe të përparojë më tej në jetë, ai ka nevojë për mbështetjen që merr në familje. Duke u nisur nga motivi ‘çdo fëmijë ka nevojë për familje’, si shtet social, përkujdesjen institucionale e kemi zëvendësuar me forma të tjera të kujdesit në komunitet – familje përkujdesëse, si një formë tjetër humane të kujdesit për më të vegjlit”, porositi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, pas vizitës së një prej familjeve përkujdesëse në Shkup, në Ditën Ndërkombëtare për familjet përkujdesëse dhe Ditën e mbrojtjes së fëmijëve.

“Shembulli i familjes që vizituam sot dhe që tre vjet më parë mori në përkujdesje një fëmijë, i cili kishte mangësi në zhvillim dhe i cili në më pak se tre vjet arriti rezultate të shkëlqyera në zhvillimin e tij në shprehjen e emocioneve të tij në mënyrë të qartë dhe koncize, fëmijë që frekuenton kopshtin në një bazë të barabartë me shokët e tij flet se mënyra në të cilën shteti ka krijuar një mekanizëm për kujdesin ndaj fëmijëve, përmes familjeve përkujdesëse po jep rezultatet e duhura”, tha ministrja Shahpaska.
Ajo familjeve përkujdesëse ua uroi Ditën ndërkombëtare të familjeve përkujdesëse dhe Ditën për mbrojtjen e fëmijës dhe u porositi që të vazhdojnë me misionin e tyre human, me shumë dashuri, tolerancë dhe mbështetje të kujdesen për fëmijët e tyre që i kanë marrë në përkujdesje.
Sasho Ilioski, baba i fëmijës së marrë në përkujdesje, e falënderoi Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale për shansin e ofruar që të jenë familje përkujdesëse dhe për t’u realizuar si prindër.
“Me kujdesin tonë ne i japim të gjithë dashurinë tonë, sikur ai të ishte fëmija ynë, dhe tani pas tre vjetësh ne i shohim rezultatet dhe shpërblehemi me ta”, deklaroi Sashoja, një nga prindërit përkujdesës.
Ai nënvizoi se me shumë përpjekje, mirëkuptim, durim rezultatet janë të pashmangshme.
Në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka 214 familje përkujdesëse në të cilat janë vendosur 387 përfitues dhe 79 përkujdesës familjarë në të cilët janë strehuar 107 përfitues.