Koordinatori nacional për parandalim të ekstremizmit të dhunshëm dhe luftë kundër terrorizmit, Borçe Petrovski dhe zëvendës koordinatori nacional Xheladin Ajvazi, në Qeverinë Republikës së Maqedonisë së Veriut, realizuan takim pune me përfaqësuesit e Institutit të Mbrojtjes për Studime Ligjore Ndërkombëtare (DILS) nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Sandra Oheri dhe Xhoe Orestein dhe përfaqësuesit e Ambasadës së SHBA-ve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Në takim mori pjesë dhe mbajti fjalim edhe sekretari i përgjithshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Muhamed Zekiri dhe shprehu kënaqësi dhe mirënjohje për kontributin e DILS në përforcimin e kapaciteteve institucionale në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftën kundër terrorizmit.
"Lufta kundër gjuhës së urrejtjes, lajmeve të rreme, radikalizmit, ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit janë përparësitë kryesore të sigurisë së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Asnjë vend nuk mund të përgjigjet vetë dhe të luftojë kundër këtyre kërcënimeve globale, për parandalimin e të cilave kërkohet njohuri, përvojë, shkëmbim të informacioneve dhe qasje e përbashkët partneriteti, "tha Zeqiri.
Ai gjithashtu theksoi se formimi i Komitetit Nacional për SNE / BPT dhe pozicionimi i tij në kuadër të Qeverisë së RVS-së ishte rezultat i vendosmërisë së vendit tonë për të rritur kapacitetet institucionale në luftën kundër këtyre fenomeneve moderne të sigurisë. Prandaj, bashkëpunimi që Ambasada e SHBA-ve, Instituti DIILS dhe partnerët e tyre arrijnë me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka rëndësi të jashtëzakonshme për ne, tha Zeqiri.
Koordinatori Nacional, Borçe Petrevski, duke iu falënderuar pjesëmarrësve për mbështetjen e madhe që i japin vendit tonë, theksoi përfitimin e bashkëpunimit të deritanishëm të shprehur përmes iniciativës për formimin e Ekipit Nacional të Veprimit për Luftë kundër Terrorizmit, i cili është rezultat i drejtpërdrejtë i përvojës me JTTF në SHBA, si dhe rritjen e dukshme të komunikimit ndërmjet institucioneve që me sukses pasqyrohet në procesin e riintegrimit, rehabilitimit dhe risocializimit të të kthyerve nga ushtritë e huaja dhe anëtarëve të familjeve të tyre.
Njëkohësisht, Petrevski i njoftoi përfaqësuesit e Institutit DIILS me aktivitetet aktuale dhe projektet e ardhshme të Komitetit Nacional.
Përfaqësuesit e Institutit DIILS shprehën kënaqësinë e tyre për vizitën në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe nga të gjitha institucionet që kishin mundësinë të vizitojnë ditët e kaluara. Ata theksuan se vendi jonë u shërben si një shembull për t'u treguar vendeve të tjera se si ndërtohen kapacitete dhe si vendoset bashkëpunim i mirë ndërinstitucional.
Në takim u identifikuan mundësi dhe iniciativa të reja për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit në drejtim të përgjigjes në kohë dhe efikas të sfidave të sigurisë.