Hapet zyrë e Kryeministrit Zaev për takime me qytetarët e Strumicës

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në Strumicë hapi Zyrën për kontakt me qytetarët.

Kjo zyrë paraqet edhe një mjet për komunikim me qytetarët, vend ku qytetarët do të mund t’i adresojnë pyetjet, problemet dhe propozimet e tyre. Në mënyrë të thjeshtë dhe të lehtë, çdo qytetar i Komunës së Strumicës, por edhe nga komunat ngjitur do të mund të caktojnë takim me Kryeministrin Zaev, ndërsa takimet do të mund të realizohen gjatë fundjavave.

Mbështetje në këtë proces qytetarët do të mund të marrin edhe nga punëtorët e Zyrtës, prej të cilëve është edhe Dushka Bellçovska, e ëma e Vericës e cila me dhurim të organeve shpëtoi jetë njerëzish.

Kryeministri Zaev realizoi edhe takim të shkurtër me Bellçovskën, ku bisedua për angazhimin e saj në Zyrën në Strumicë. Kryeministri Zaev edhe njëherë e përsëriti mirënjohjen e madhe dhe admirim për vendimin që organet e vajzës së saj të dhurohen dhe me këtë të shpëtohen jetë njerëzish.