"Rehabilitimi i rrugëve të tilla të shpejta rajonale dhe lokale, të cilat janë kryer vitet e fundit, si dhe këtë vit, presim të stimulojnë zhvillimin ekonomik. Çdo infrastrukturë e përmirësuar, qoftë rrugë rajonale apo lokale, qoftë investim në rrjetet e kanalizimeve dhe të ngjashme, do të thotë përmirësim i përgjithshëm i jetës së qytetarëve, tha Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në inspektimin e rindërtimit të rrugës Krivogashtani -Zhitosh, ku pas gati një çerek shekulli, kryhen aktivitete ndërtimore.
Në këtë ngjarje morën pjesë ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Blagoj Boçvarski, Kryetari i Krushevës, Tome Hristoski, Kryetari i Krivogashtanit, Rubin Shefteroski, Kryetari i Dolnenit, Xhemil Qamili dhe Drejtori i NP “Rrugët e Maqedonisë” Bekim Memeti, Kryeministri Zaev tha se kjo rrugë lidh komunat Krivogashtani dhe Dolneni, por është me rëndësi të madhe për zhvillimin e të gjithë rajonit.
Kryeministri Zaev theksoi se periudha e kaluar tregon bashkëpunim të mirë mes pushtetit qendror dhe atij lokal, me Qeverinë që kujdeset për zhvillimin e të gjitha rajoneve në mënyrë që qytetarët, qofshin ata që jetojnë në zonat rurale apo urbane, të kenë kushte më të mira jetese.
"Ne kemi një ofensivë ndërtimi në të gjithë vendin. Ne po investojmë mbi një miliard euro në projekte infrastrukturore - rrugë, ujësjellës, kanalizime, sisteme të ujitjes, rezervuarë për vaditje, me qëllim stimulimin e ekonomisë dhe mbështetjen e sektorit të ndërtimit," tha Kryeministri Zaev, duke vënë në dukje se e gjithë kjo do të kontribuojë me standard më të lartë ekonomik, duke përmirësuar kushtet e jetesës dhe një nxitje shtesë për të rinjtë në rajon për të qëndruar këtu.
Ministri Boçvarski vuri në dukje se fokusi kryesor është në lidhshmërinë rajonale dhe përparësi e veçantë i jepet rrugëve lokale për zhvillim më të shpejtë lokal, duke siguruar kështu kushte më të mira jetese për qytetarët.
“Këtu në Krivogashtani dhe Dolneni, ne po realizojmë një investim për të cilin banorët kanë pritur për më shumë se tridhjetë vjet. Me 440 mijë euro, rruga rajonale midis vendbanimeve Zhitosh dhe Krivogashtani në gjatësi prej rreth 10 km është rindërtuar plotësisht, gjë që u jep qytetarëve një drejtim të ri dhe cilësor të rrugës. Ne kemi biseduar tashmë me Kryeministrin dhe drejtorin që në fazën tjetër rruga që të çon nga Zhitosha në Lazani dhe më pas në Ropotovo do të rindërtohet, si një nga kërkesat e banorëve të këtyre vendbanimeve," tha ministri Boçvarski.
Ai theksoi se përmes kujdesit të vazhdueshëm për të gjithë qytetarët me zbatimin e projekteve kapitale që përmirësojnë kushtet e jetesës, Qeveria së bashku me autoritetet lokale po zbatojnë projekte të ndryshme për zhvillimin e të gjithë Pellagonisë.
"Tani ne jemi duke punuar në mënyrë aktive në përfundimin e autostradës së shpejtë nga Gradsko në Prilep, rruga më e rëndësishme për të lidhur Pellagoninë. Punë intensive po bëhet në seksionin nga Gradsko në Drenovë, dhe nga Drenova në grykën e Farishkës kontraktori po kryen aktivitete përgatitore për të cilat në periudhën e ardhshme pres aktivitet të fuqishme ndërtimore dhe përfundim të shpejt të kësaj rruge. Ndërkohë, Ndërmarrja Publike për Rrugët Shtetërore po përfundon procedurën e tenderit për rehabilitimin e korsisë së tretë përgjatë qafës së Pletvarit. Përveç kësaj, do të doja të theksoja se ne jemi duke punuar në mënyrë aktive në planin qeveritar për ndërtimin e një zgjidhjeje të autostradës nga Prilepi në Manastir, "theksoi ministri Boçvarski.
Ai theksoi se përmes projektit për rindërtimin e rrugëve lokale në komuna, konkretisht në Krivogashtani, fillon me rindërtimin e një pjese të rrugës 4 dhe rrugës 14 në vendbanimin Krusheani, një investim prej 9.5 milion denarë.
Drejtori i NP “Rrugët e Maqedonisë ” Bekim Memedi, tha se kjo rrugë ka një rëndësi të madhe për qytetarët e rajonit, dhe investimi është në vlerë prej 28 milionë denarë.