Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut me kujdes e ndjek situatën në Afganistan dhe është në komunikim me shtet aleate të aleancës së NATO-s, kryesisht me SHBA-të.
Qeveria është në komunikim të drejtpërdrejt me kompanitë në të cilat janë të punësuar qytetarët maqedonas të cilat janë të regjistruar në Afganistan dhe për të cilët janë siguruar më shumë opsione për fluturim gjegjësisht evakuim dhe për arritjen e tyre në Maqedoninë e Veriut. Në këtë moment kemi informacion se të gjithë qytetarët tanë të regjistruar janë të sigurt dhe se nuk gjendet në një situatë rreziku.
Sa i përket pranimit të përkohshëm të qytetarëve nga Afganistani, në këtë moment punohet në koordinimin dhe përcaktimin e detajeve për marrjen e gjashtë grave dhe fëmijëve, të punësuar ose anëtarë të familjeve të të punësuarve nga misioni i Kombeve të Bashkuara në Afganistan, si dhe të 180 qytetarëve, gra, fëmijë të punësuar ose anëtarë të familjeve të organizatave humanitare, organizata të drejtave të njeriut, gazetarëve ose lloj tjetër i shoqatave të cilat gjatë 20 viteve punuan në mbajtjen paqes në Afganistan.
Koha e fluturimit të këtyre qytetarëve nga Afganistani ende nuk mund të vërtetohet për shkak duke i patur parasysh kushtet e vështira në aeroportin në Kabul, por mund të pritet që të arrijnë në ditët në vazhdim. Humanitarët, punonjësit e organizatave për të drejtat e njeriut dhe anëtarët e familjeve të tyre është planifikuar të mbërrijnë në aeroportin në Shkup, pas së cilës ata do të dërgohen në një karantinë 14-ditore për parandalimin nga KOVID-19. Ministria e Shëndetësisë do të organizojë gjithashtu pika vaksinimi për qytetarët që nuk do të vaksinohen.
Qeveria po punon për të siguruar akomodim në motele, vendpushime dhe hotele, harxhimet e të cilave do të sigurohen nga organizatat ndërkombëtare, si dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Akomodimi dhe marrja e popullsisë lokale do të jetë për një periudhë të kufizuar kohore, derisa të sigurohet transferimi i tyre në Shtetet e Bashkuara ose në vendet e treta, i cili do të përcaktohet në koordinim me partnerët tanë strategjikë dhe organizatat ndërkombëtare.
Të gjitha çështjet e nevojshme operacionale dhe administrative që lidhen me pjesëmarrjen e Maqedonisë së Veriut në misionin humanitar ndërkombëtar për të shpëtuar popullsinë lokale nga Afganistani do të merren parasysh dhe vendimet e duhura do të merren nesër në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë.
E gjithë bota demokratike është në solidaritet me katastrofën humanitare që kërcënon popullatën afgane lokale, dhe Maqedonia e Veriut si anëtare e NATO -s do të marrë përgjegjësinë e solidaritetit për të pranuar përkohësisht popullsinë civile të Afganistanit që ka punuar për paqen në atë vend gjatë 20 të fundit dhe ishte mbështetje lokale e aleatëve të NATO-së duke përfshirë edhe vendin tonë.