Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, sot i shoqëruar nga ministrja e Arsimit dhe Shkencës Mila Carovska dhe me Kryetarin e Komunës së Jegunovcës Darko Blazeski si nikoqir, e lëshuan në përdorim sallën sportive të ndërtuar dhe të pajisur tërësisht, në Shkollën Fillore Komunale “Aleksandar Zdravkovski” në vendbanimin Jegonovcë.
Në një sipërfaqe prej 650 metra katrorë, salla sportive përbëhet nga një fushë të kombinuar për më shumë sporte, me zyra për mësuesit dhe teshatoret, dhe është tërësisht e kompletuar me pajisje sportive dhe rekuizita për të luajtur dhe kryerjen aktiviteteve të ndryshme sportive si ajo e futbollit të mbyllur, hendboll, volejboll, basketboll, gjimnastikë. Kjo sallë sportive posedon edhe një pjesë tjetër për arsimimin shëndetësorë dhe ndjekjen e shëndetit fizik të nxënësve, gjë që është e rëndësie të veçantë për zhvillim të tërësishëm të nxënësve.
"Për ne si Qeveri, kyçja në sport, veçanërisht në objektet sportive në shkolla, është një faktor jashtëzakonisht i rëndësishëm për zhvillimin e një shoqërie progresive dhe gjithëpërfshirëse ashtu siç është e jona. "Promovimi shtesë i angazhimit tonë i mundëson sportit me ndërveprimin e tij social dhe me ndikimin pozitiv në ndërtimin e parimeve themelore etike për komunitetin, veçanërisht në mesin e popullatës së re," tha Kryeministri Zaev në një deklaratë për mediat.
Ai shtoi se edhe në këtë shkollë, ku mësojnë rreth 220 nxënës deri në klasën e nëntë, janë krijuar të gjitha kushtet e nevojshme për arsimim bashkëkohorë dhe ambient sportivë, si një pjesë e sistemit në të cilin edukimi dhe aktivitet organizative fizike do të përforcojnë kualitetin e e jetesës së gjeneratave të reja.
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Mila Carovska në deklaratën e saj theksoi rëndësinë e investimeve në infrastrukturë dhe sistemin arsimor.
“Investimi në infrastrukturën arsimore, është një nga bazat themelore të tre komponentëve të planit për reformim dhe modernizim të sistemit arsimorë nacional të cilin e ofruam dhe e zbatojmë si Qeveri, përkundër investimit në programe arsimore kualitative dhe libra njëherit edhe përforcimin e kapacitetit dhe avancimin statusit shoqëror të kuadrit profesional mësimdhënës në shkolla. Infrastruktura e mirë arsimorë e rrit kënaqësinë tek nxënësit nga vizita dhe qëndrimi në shkollë dhe e stimulon nxënien e dijes, njëherit do të thotë edhe avancim i kushteve për punë dhe satisfakcion gjatë punës së mësimdhënësve dhe bashkëpunëtorëve profesional, gjë që gjithsesi jep rezultate të mira,” theksoi Carovska.
Kryetari i Komunës Darko Blazhevski potencoi se një nga prioritet e larta të Komunës së Jegunovcës është kujdesi për kushte bashkëkohore në shkolla dhe në vetëqeverisjen lokale si dhe investime në infrastrukturë të objekteve sportive të cilat realizohen në bashkëpunim me pushtetin qendrorë që me dekada u lan pas dore.
Salla në Jegunovcë është pjesë e projektit për ndërtimin dhe pajisjen e 145 sallës sportive nga të cilat deri më tani janë përfunduar 30 shkolla të mesë,e 60 shkolla fillore, ndërkaq edhe 7-të tek shkollat fillore janë në fazën e ndërtimit.