Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, mbajti fjalim ndarjen solemne të çmimeve në finalen e Kupës Botërore në disiplinën olimpike për notim në largësi 10 kilometra që u mbajt në Ohër në organizim të Federatës së Notit të Maqedonisë së Veriut me mbështetjen e Federatës Botërore të Notit (FINA).
Në Kupën Botërore të këtij viti për notim në largësi në Ohër morën pjesë mbi 50 konkurrentë meshkuj dhe femra nga vendi dhe bota, ndërsa Federata Botërore e Notit i dhuroi Kryeministrit Zaev një pllakë në shenjë mirënjohjeje për mbështetjen për organizimin e kësaj ngjarje në Maqedoninë e Veriut si vend që njihet si një nga pesë vendet në botë të cilat këtë vit për së pari herë organizohet garë oficiale.
Në vazhdim të kësaj kumtese, ua përcjellim fjalimin e Kryeministrit Zaev në ndarjen solemne të çmimeve:
“Se pari, dua t’i përshëndes dhe t’i uroj fituesit dhe të gjithë pjesëmarrësit dhe pjesëmarrëset në Finalen e kupës botërore në disiplinën olimpike, notim në largësi 10 kilometra, që mu mbajt në Ohër.
Ju, të nderuar maratonistë të pranishëm jeni heronjtë dhe entuziastët më të mëdhenj.
Dëshmua se edhe në kohë të krizës shëndetësore ekonomike mund të mbani trajnimet, t’i tejkaloni tuajat dhe të fitoni rekorde të reja.
Falë jush, sportistëve, trajnerëve tuaj dhe të dashurve tuaj, me ndihmën e organizatorëve, Komiteti për Not në Largësi- Ohër, i cili është pjesë e Federatës së Notit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Federatës Botërore të Notit - FINA, vendi ynë njihet si një nga vetëm pesë vendet në botë, në të cilin këtë vit për herë të parë organizohet një garë oficiale, Finalja për fitimin e Kupës botërore në disiplinën olimpike të notit në largësi 10 kilometra.
Vendi jonë, miqësor dhe solidar, është i njohur në botë për bukuritë e tij natyrore dhe ju, të dashur pjesëmarrës në garën e sotme ndërkombëtare, jeni ambasadorët tanë, të cilët në vendet tuaja do të përcillni përshtypjet tuaja për kulturën dhe mikpritjen tonë.
Si Qeveri, dhe përmes Agjencisë për Rini dhe Sport, në bashkëpunim me organizatat rinore që nga mandati i parë në vitin 2017, ne krijojmë politika rinore dhe ndajmë fonde të konsiderueshme të destinuara për mbështetje të vazhdueshme dhe sigurimin e kushteve cilësore të punës për sportistët dhe federatat e sportit.
Unë do të përmend vetëm vendimin e Qeverisë për të miratuar 184.5 milionë denarë, pra rreth 3 milionë euro nga programet për masat kovid për sportistët dhe federatat sportive për realizimin pa probleme të aktiviteteve të tyre dhe në kushte të jashtëzakonshme, të shkaktuara nga pandemia me KOVID-19.
Ju, të dashur pjesëmarrës në finalen e sotme të Kupës botërore në disiplinën olimpike, notim 10 kilometra sot keni një vend të veçantë dhe të rëndësishëm.
Është vërtet mbresëlënëse, pjesëmarrja e shumtë dhe interesi i demonstruar i mbi 50 notuesve nga disa vende në këtë ngjarje ndërkombëtare të notit.
Duke u marrë me sport, duke investuar në rezultatet tuaja sportive, ju përhapni ndikimin pozitiv të vlerave thelbësore të jetës, siç është përfshirja sociale, respekti për diversitetin, toleranca, puna në grup dhe lidershipi, të cilat mund të konsiderohen shpërblimi më i madh për punën e palodhur dhe rezultatin e arritur.
Përfitoj nga ky rast edhe një herë, të dashur pjesëmarrës në garën e sotme të notit, t’ju përgëzoj për rezultatet e sotme, me dëshirën për të arritur ëndrrat tuaja individuale dhe sa më shumë çmime për punën e madhe dhe rezultate!
Ju dëshiroj fat në të ardhmen!"