Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha, sot në Qeveri mbajtën takim me përfaqësues të prodhimit të orizit nga rajoni i Koçanit, ku mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Koçanit, Nikollço Ilijev.
Takimi u shfrytëzua edhe për biseda dhe marrëveshje për dimensionimin e zgjidhjeve konkrete, të cilat do të jenë të favorshme për prodhuesit dhe blerësit e orizit, për një vendosje më të suksesshme të revoltës së këtij viti të harpës së orizit.
Pas konsultimeve dhe bisedimeve, Kryeministri Zaev theksoi se Qeveria do të ndihmojë, në aspekt të gjetjes së zgjidhjeve më të mira për të përmbushur kërkesat e prodhuesve të orizit.
Nga Kryeministri Zaev dhe ministri Hoxha u përcaktuan propozim-zgjidhjet, të cilat ishin të pranueshme për përfaqësuesit e prodhuesve të orizit dhe në ditët në vijim komunikimet me blerësit e orizit dhe harpës së orizit do të intensifikohen për përmbushjen dhe zbatimin e duhur të zgjidhjeve të propozuara.
Përfaqësuesit e prodhuesve të orizit u shprehën të kënaqur me zgjidhjet e propozuara dhe theksuan se do t'u bëjnë apel blerësve që të jenë korrekt në bisedimet me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha në mënyrë që të gjejnë zgjidhjen më të favorshme për të gjitha palët.