Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, sot morri pjesë në mbjelljen e fidanëve si pjesë e programit të jashtëzakonshëm të Ndërmarrjes publike “Pyjet nacionale”, që ka për qëllim t’i sanojë dëmet nga zjarret që u aktivizuan këtë verë, si dhe plotësisht t’i gjelbërojë pyjet si aktivitet i rregullt për pyllëzim.
Në ngjarjen në atarin e fshatit Tenovë, të Komunës së Bërvenicës, Kryeministri Zoran Zaev, i shoqëruar nga ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arianit Hoxha dhe drejtoresha e NP “Pyjet nacionale”, Juliana Nikollova theksuan se me fillimin e kushteve të volitshme kohore dhe sezonale filluan aktivitetet për realizim të suksesshëm të këtij programi.
“Me zbatimin intensiv të programit për pyjëzim do t’i ripërtërijmë sipërfaqet e gjelbra, e me atë do të kontribuojmë edhe për përmirësimin n e gjendjeve të tokës, për ulje apo stopim të proceseve erozive. Qeveria do ta ndjekë aktivisht këtë proces dhe në çdo moment, nëse tregohet e nevojshme, do të marrë pjesë në plotësim të programit të Ndërmarrjes publike ‘Pyjet nacionale’ për realizim të suksesshëm gjithëpërfshirës të pyllëzimit”, theksoi Kryeministri Zaev.
Zaev shtoi se ky është fillimi i përmbushjes së obligimit dhe kujdesit tonë për të mbështetur proceset e pyllëzimit të zonave të shpyllëzuara dhe rritjen e sipërfaqeve të gjelbra të cilat janë me rëndësi të madhe për ruajtjen e biodiversitetit, shëndetin e popullatës dhe zbutjen e proceseve erozive dhe përmbytjet.
"Ky program është kontributi ynë i nevojshëm në mbrojtjen dhe të ardhmen e mjedisit tonë me të gjithë parametrat e nevojshëm mjedisorë. Vjeshta është periudha më e mirë për pyllëzimin për mbjelljen e pemëve dhe dua t'i bëj thirrje çdo qytetari që ka mundësi të mbjellë një pemë dhe të kontribuojë në një mjedis të shëndetshëm," tha Kryeministri Zoran Zaev në ngjarjen që shënoi fillimin e sezonit të pyllëzimit.
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arianit Hoxha theksoi se ministria e ndjekë trendin evropian i cili është kahëzuar drejt masave ekologjike, shfrytëzimit të energjisë nga burime ripërtëritëse dhe shfrytëzimit racional të resurseve natyrore si dhe ripërtëritjen e tyre të vazhdueshme.
“Kujdesi për fondin pyjor, kultivimin dhe shfrytëzimin racional, parandalimin e shpyllëzimit ilegal dhe të paplanifikuar të pyjeve, siguron ruajtjen e tyre të përhershme në drejtim të zhvillimit të qëndrueshëm dhe përmirësimit të mjedisit. Me fillimin e sotëm simbolik të pyllëzimit këtu në fshatin Tenovë, shënojmë fillimin e sezonit të pyllëzimit. Në periudhën në vijim, vendet e tjera do të pyllëzohen në përputhje me planin e përgatitur nga Pyjet Nacionale në bashkëpunim me Qeverinë, tha në deklaratën e tij Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Arjanit Hoxha.
Drejtoresha e NP "Pyjet Nacionale " Juliana Nikolova në deklaratën e saj tha se fidanët e pyllëzimit prodhohen në vend dhe plotësojnë standardet e nevojshme për një pyllëzim të suksesshëm me qëllim rigjallërojmë këtë resurs natyrorë në të gjitha zonat që në të kaluarën ishin degraduar, djegur ose prekur nga proceset e erozionit.