Zëvendëskryeministri Bytyqi dhe ministri Nuredini takohen me ministren Al Mheri në Dubai - Përkushtim për krijimin e një shoqërie të qëndrueshme rezistente ndaj ndryshimeve klimatike

Zëvendëskryeministri i Qeverisë, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, i cili kryeson delegacionin zyrtar qeveritar gjatë vizitës së tij në Emiratet e Bashkuara Arabe, ka takuar ministren e mjedisit dhe ndryshimeve klimatike në Emiratet e Bashkuara Arabe, Mariam Bint Mohamed Saed Hareb Al Mheri, me të cilën diskutuan për arritjen e 17 synimeve të përcaktuara të Kombeve të Bashkuara për zhvillim të qëndrueshëm, dhe rëndësinë e tyre në luftën kundër ndryshimeve klimatike dhe rritjen dhe zhvillimin ekonomik.

Zëvendëskryeministri informoi se Maqedonia e Veriut është e përkushtuar për ruajtjen e mjedisit jetësor dhe krijimin e një ekosistem të qëndrueshëm dhe arritjen e qëllimeve të Marrëveshjes Evropiane të Gjelbër, dhe në këtë drejtim është duke u përgatitur një Strategji afatgjatë zhvillimore në të cilën duhet të gjitha dokumentet e rëndësishme strategjike sektoriale e cila do të sigurojë rritje të qëndrueshme, ekologjike dhe të përshpejtuar të vendit tonë.

Zëvendëskryeministri Bytyqi dhe ministri Nuredini në bisedë me ministren Al Mheri theksuan se Maqedonia e Veriut tashmë është duke ndërmarrë hapa seriozë për uljen e ndotjes, duke theksuar se aktualisht në faza të ndryshme të zbatimit janë një sërë projektesh energjetike, veçanërisht projekte për investime në prodhimin e energjisë nga burime të rinovueshme, si sistemet fotovoltaike dhe elektranat e erës, përmes të cilave në afat të mesëm dhe afatgjatë vendi do të fitojë pavarësinë energjetike, prodhimin miqësor ndaj mjedisit dhe të qëndrueshëm të energjisë elektrike.

Ministrja e mjedisit dhe ndryshimeve klimatike në Emiratet e Bashkuara Arabe, Al Mheri, ofroi shkëmbimin e eksperiencave në ekologji dhe mbështetjen e projekteve për një mjedis më të pastër dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike, ndërsa theksoi përvojat pozitive të EBA në bujqësinë e qëndrueshme, si një nga degët bazë që mund të aplikohet në vendin tonë.