Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe ministri për Ambient Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, Naser Nuredini, sot mbajtën konferencë të përbashkët për shtyp me temë ligjet e reja për menaxhim me mbeturina të cilat do të mundësojnë evropianizim në menaxhimin me mbeturina. Me këtë, siç theksuan, përfundimisht do të zgjidhet ky problem dekador dhe do të ndërpresë zinxhirin e keqmenaxhimit me mbeturina.
Në konferencën për shtyp, Kryeministri Zaev informoi se Kuvendi i Republikës së Maqedonisë Veriore jo shumë kohë më parë i solli katër ligjet e mbetura të fushës për menaxhim me mbeturina: Ligjin për menaxhim me mbeturina, Ligjin për menaxhim me paketim dhe mbeturina nga paketimi, Ligjin për menaxhim me rrjedha shtesë të mbeturinave dhe Ligjin për përgjegjësi të zgjeruar të prodhuesit për menaxhimin e rrjedhave shtesë të mbeturinave.
“Ne i kemi kushtuar një periudhë të gjatë kohore menaxhimit të mbeturinave për të gjetur zgjidhje për këtë problem në plan afatgjatë, si dhe për të krijuar një sistem që do të jetë i vetëqëndrueshëm, duke ndjekur shembujt evropian. Ligji i miratuar më parë për Menaxhimin e Baterive dhe Akumulatorëve dhe Baterive dhe mbeturina të baterive dhe akumulatorëve dhe Ligji për menaxhimin e pajisjeve elektrike dhe elektronike dhe mbeturinave të pajisjeve elektrike dhe elektronike, sigurohen të gjitha parakushtet për një sistem bashkëkohor funksional për menaxhim me mbeturina i cili më në fund do të implementohet në mënyrë kompetente edhe në praktikë në vendin tonë”, nënvizoi Kryeministri Zaev.
Ai tha se ekspertë ndërkombëtarë dhe vendor u përfshinë në përgatitjen e këtij koncepti.
"Ne u siguruam që procesi të ishte gjithëpërfshirës dhe të përfshijë komunat, operatoruesit me mbeturina dhe ndërmarrjet komunale, organizatat civile, qytetarët. Qëllimi ynë ishte të krijonim një sistem që do të përfshinte nevojat e të gjithëve dhe në të njëjtën kohë do të përfshinte standardet e larta për mbrojtjen e mjedisit jetësor", nënvizoi Kryeministri Zaev.
Ai theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut tashmë po hapëron drejt qasjes më të qëndrueshme drejt menaxhimit me mbeturina dhe se si vend kandidat për anëtar i Bashkimit Evropian, nevojitet të harmonizohet me legjislacionin evropian edhe në këtë fushë.
“Menaxhimi me mbeturina sipas standardeve të Bashkimit Evropian jo vetëm që do të kontribuojë në një mjedis më të mirë, por gjithashtu do të kontribuojë në mbrojtjen e shëndetit të njerëzve dhe do të sigurojë zbatimin e parimeve të ekonomisë qarkulluese në vend. Korniza ligjore dhe Plani nacional për menaxhim me mbeturina 2021-2031 rregullojnë në detaje grumbullimin, transportin, përzgjedhjen, riciklimin e mbeturinave, si dhe trajtimin dhe përdorimin e tyre, të cilat do të mundësojnë krijimin e një sistemi rajonal efikas të menaxhimit të mbeturinave, i cili do të përmbushë kërkesat në përputhje me legjislacionin e BE -së dhe "Agjendën e Gjelbër" Evropiane të cilën e kemi pranuar si tonën. Ne u detyrohemi gjeneratave të ardhshme që të zgjidhim këtë problem dekador dhe t'i japin fund zinxhirit të keqmenaxhimit me mbeturina. Në këtë mënyrë ne do të arrijmë të kemi një vend të pastër dhe do të lëmë pas një mjedis të shëndetshëm për gjeneratat e ardhshme", tha Kryeministri Zoran Zaev.
Ministri për Ambient Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, Naser Nuredini, theksoi se krahas rregullores, duhet të krijohet edhe sistem rajonal me infrastrukturë bazike nëse duam zgjidhje përfundimtare të kësaj çështje.
“Si Ministri dhe si Qeveri, krijuam plan se si ta mbështesim sigurimin e kësaj infrastrukture. Ne punojmë shumë për investimet në realizimin e funksionalitetit të sistemit rajonal për menaxhim të mbeturinave përmes qendrave të zhvillimit, sigurimin e pikave të grumbullimit dhe vendeve të seleksionimit, ndërtimin e infrastrukturës së standardizuar me stacionet e transferimit dhe deponitë rajonale, si dhe pastrimin dhe mbylljen e të gjitha atyre pa standard, gjegjësisht deponitë e egra dhe mbeturinat. Kjo është rruga jonë për menaxhim evropian me mbeturinat dhe për ambient të shëndetshëm jetësor dhe e ftoj sektorin privat dhe qytetarët të jenë partnerët tanë në realizimin e këtij qëllimi të përbashkët”, theksoi ministri Nuredini.
Ai nënvizoi se lidhur me fraksionet e posaçme të mbeturinave, gjegjësisht për menaxhim me atë që qytetarët ballafaqohen më së shumti – paketimi plastik, është paraparë ndalesë për përdorimin e tyre e cila do të hyjë në fuqi prej më një dhjetor, ndërsa kompensimi prej 15 denarë për qese biodegraduese do të duhet të evidentohet dhe të dërgohet në fond të veçantë të Ministrisë për Ambient Jetësor dhe Planifikim Hapësinor. Gjithashtu prej më një dhjetor për së pari herë miratohet edhe ndalesa për një përdorim të paketimeve plastike në zonat e mbrojtura.
“Ekzistojnë alternativa të shumta nga materiale natyrore dhe konsiderojmë që për fillim, të paktën në zonat natyrore të mbrojtura mund të tregojmë shembull me paketim ekologjik”, tha ministri Nuredini.