Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, bashkë me delegacionin qeveritar me zëvendëskryetarin e Qeverisë të ngarkuar për Çështjet Ekonomike, Fatmir Bytyqi, ministren për Punë dhe Politikë Sociale, Jagoda Shahpaska dhe ministrin për Transport dhe Lidhje, Blagoj Boçvarski, si dhe me qytetarë të shumtë nga Prilepi dhe qytete të tjera të vendit, me delegacionet e tjera të kreut shtetëror, organizatave socio-politike, Armatën, luftëtarëve, trupit diplomatik dhe mysafirët nga jashtë, në "Varrezat e të Pamposhturve", në Parkun e Revolucionit në Prilep, ndoqën përmbajtjet e programit festiv me rastin e 80 vjetorit të Ditës së Kryengritjes Popullore - 11 Tetori.
Në ngjarje, në të cilën parapriu vendosja e kurorave me lule të freskëta në kompleksin e përmendoreve "Varrezat e të Pamposhturve" në shenjë kujtimi dhe respekti për veprën dhe heronjtë e Luftës Antifashiste Popullore Çlirimtare, të cilët së bashku me shokët e tyre nga i gjithë vendi morën pjesë në luftën për liri nga fashizmi dhe për shtetin maqedonas.
Programi për kremtimin e 11 Tetorit - Ditës së Kryengritjes Popullore dhe 80 vjetorit të kësaj ngjarjeje pastaj vazhdoi me fjalimet e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, Kryetarit të Këshillit Komunal të Lidhjes së luftëtarëve nga Prilepi, Krume Sokolovski dhe Kryetarit të Komunës së Prilepit, Ilija Jovanovski.
Në fjalimin e tij, Presidenti Pendarovski theksoi se "sot mund të jemi të sigurt se nëse nuk do të ishim pjesë e koalicionit antifashist, sot nuk do të kishim shtetin tonë".
"Të gjitha dokumentet dhe manifestet nga Lufta Nacionalçlirimtare, mbështetja dhe njohja e gjerë ndërkombëtare për luftën tonë, konfirmojnë pa mëdyshje se vetëm si pjesë e koalicionit antifashist mund të arrijmë deri te shteti jonë dhe të lirë. Pikërisht këtë kemi arritur më 2 gusht 1944 në mbledhjen e parë të KAÇKM-së, ku u hodh themeli i republikës së lirë dhe sovrane, e cila me dëshirën e saj iu bashkua federatës së re jugosllave", tha Pendarovski.
Presidenti Pendarovski rikujtoi se këtë vit, kur shënojmë 80 vjet nga fillimi i kryengritjes popullore, festojmë edhe 30 vjet pavarësi dhe se, ashtu si partizanët tetë dekada më parë, ashtu edhe qytetarët, në 1991, njohën mundësinë unike historike dhe morën përgjegjësinë për të ardhmen e tyre. Përkundër të gjitha dallimeve etnike, fetare, politike dhe ideologjike, ne u bashkuam rreth idesë së një shteti të pavarur dhe sovran.
"Para nesh është detyra që të ruajmë lirinë dhe vlerat demokratike dhe të kontribuojmë në bashkëjetesën me përkushtim dhe përgjegjësi. Republika e Maqedonisë së Veriut duhet të vazhdojë të bëjë përpjekje për të qenë pjesë e botës progresive, madje duke marrë parasysh dinjitetin e qytetarëve dhe të shtetit.
Përmes pajtimit qytetar dhe nacional, përmes sundimit të së drejtës dhe ngritjes së cilësisë së jetës, të rikthejmë shpresën tek të rinjtë se ata mund të realizohen këtu, në atdheun e tyre. Dhe kështu të synojmë drejt një shoqërie të drejtë dhe të lirë të të barabartëve, siç ëndërronin heronjtë tanë të famshëm për nder të të cilëve të gjithë jemi mbledhur këtu sot", tha Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut në fjalimin e tij me rastin e 11 Tetorit – Ditës së Kryengritjes Popullore dhe me rastin e 8 dekadave të kësaj ngjarjeje.
Në programin solemn “Varrezat e të Pamposhturve”, mbajti fjalim edhe kryetari i komunës së Prilepit, Krume Sokolovski, i cili theksoi se krisma e parë kryengritëse nuk ishte vetëm një akt simbolik, por një dëshmi autentike për përcaktimin e popullit maqedonas dhe pjesëtarëve të komuniteteve të tjera për të qenë në anën e koalicionit antifashist në luftën kundër së keqes së madhe të njerëzimit, fashizmit.
“Partizanët e Prilepit dhe aktivistët e tjerë aktivë në luftën Çlirimtare Popullore dhe antifashiste të Maqedonisë nga viti 1941-1945, patën nderin të ishin udhëheqës të saj dhe e justifikuan besimin. Ata u ndoqën nga luftëtarë të tjerë që krijuan territor të nxehtë për okupatorin dhe me veprimet e tyre kontribuan në zgjidhjen e përgjithshme të Luftës së Dytë Botërore. Por, ranë edhe shumë viktima.
Për këtë shkak Prilepi është një qytet heronjsh, i vetmi qytet në Maqedoninë e Veriut që është bartës i kësaj njohjeje të lartë të marrë në 1975 nga Presidenti i Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, marshallit Josip Broz - Tito, i cili sigurisht që na bën një nder të madh, në të njëjtën kohë, neve banorët e Prilepit na bën veçanërisht krenarë për të kaluarën e saj të lavdishme”, theksoi Kryetari i Këshillit komunal të Lidhjes së Luftëtarëve nga Prilepi, Krume Sokolovski, dhe shtoi se Organizata Luftarake e Prilepit mbetet të marrë pjesë në zgjidhjen e çështjeve me rëndësi themelore për zhvillimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe përpjekjet për reforma në rrugën drejt Bashkimit Evropian.
Kryetari i komunës së Prilepit Ilija Jovanoski në fjalimin e tij theksoi se sot ne qëndrojmë përballë kësaj Varreze të të pamposhturve në respekt për luftëtarët të cilët me jetën e tyre shkruan lirinë e tonë dhe emrat e tyre i gdhendën në mënyrë të pashlyeshme në gurin e historisë.
Për të gjithë ata që shkruan lirinë me gjakun e tyre, duke mbrojtur integritetin dhe sovranitetin e Atdheut të tyre, të cilin ne po e ndërtojmë me përkushtim!
"Vetëm në këtë mënyrë do të shlyejmë borxhin edhe ndaj krijuesve të shtetësisë maqedonase, gjuhës maqedonase, historisë, ne do të inkorporohemi në të ardhmen maqedonase. Këtë vit me krenari festojmë përvjetorët nga lindja e më shumë të mëdhenjve të shtetit maqedonas, të lindur në Prilepin liridashës: Blazhe Koneski, Kërste Cërvenkovski, Borka Taleski, Kole Çashule, Blagoj Korubin! Detyrimi ynë si bashkëkohës është të përmbushim amanetin! Ta ruajmë lirinë! Të ndërtojmë një shoqëri bashkëkohore të bazuar në parimet demokratike dhe në të cilën do të jetojnë qytetarë të lirë", tha kryetari i komunës së Prilepit Ilija Jovanoski.