Ministria e Arsimit dhe e Shkencës informon se është duke u zhvilluar gjenerimi dhe shpërndarja e zgjidhjeve të aplikimeve të pranuara përmes portalit – shërbime-e për 9562 studentë që kanë plotësuar kushtet dhe kanë ushtruar të drejtën e racionit të subvencionuar për studentë brenda afatit të dytë të thirrjes për aplikim. Procesi do të përfundojë sot.
Gjithsej 545 aplikime janë refuzuar për shkak të mosplotësimit të kushteve, ndërsa 356 aplikime i nënshtrohen shqyrtimit shtesë përmes institucioneve të arsimit të lartë rreth statusit student i rregullt i aplikantëve.
Aktualisht, numri i përgjithshëm i studentëve që ushtrojnë të drejtën e racionit të subvencionuar studentor është 27234.
MASH-i rikujton se deri në fund të ditës së sotme është e hapur mundësia për të aplikuar për ushtrimin e të drejtës së racionit studentor të subvencionuar, për ata studentë që plotësojnë kushtet sipas ligjit, por nuk arritën të aplikojn dhe/ose ushtruar këtë. Pikërisht në mandatin e parë dhe të dytë. Kjo mundësi do të jetë e disponueshme çdo muaj në vijim nga data 20 deri më 30, përkatësisht 31 .
Aplikimi për racion të subvencionuar të studentëve është i digjitalizuar, gjegjësisht bëhet ekskluzivisht në mënyrë elektronike përmes portalit https://e-uslugi.mon.gov.mk/ dhe shumë thjesht, duke i bashkangjitur vetëm dy dokumente - aplikacionin dhe deklaratën për saktësinë e të dhënave dhe të dhënat e llogarisë personale rrjedhëse .
Racioni i subvencionuar i studentëve është zgjidhje sistematike e rregulluar me ligj, e cila në masë të madhe jua lehtëson jetën e të rinjve gjatë studimeve, përkatësisht marrin 2400 denarë për 9 muaj të vitit, mjete të dedikuara për blerjen e racioneve të shëndetshme. Të drejtën e kësaj ndihmë financiare kanë të gjithë studentët e rregullt të regjistruar në studimet universitare në institucionet e arsimit të lartë shtetëror dhe privat, të cilët janë shtetas të Republikës së Maqedonisë dhe të cilët nuk janë në punë të rregullt, nuk janë të regjistruar si fermerë individualë dhe nuk kanë të ardhura mujore në asnjë bazë më të madhe se paga minimale.