Investimi intensiv në të gjitha aspektet e sistemit arsimor, përfshirë edhe në infrastrukturën arsimore dhe atë në mënyrë të barabartë në të gjitha komunat është vetëm konfirmim për atë sa është i sinqertë qëllimi dhe synimi i Qeverisë për të siguruar qasje të barabartë në arsim më cilësor për të gjithë. Besoj se ajo do të jetë ashtu edhe në të ardhmen, sepse nuk ka punë më të mirë se investimi në kushte për edukim të mirë dhe për ruajtjen e shëndetit fizik dhe mendor të të rinjve në vend. Ashtu krijohen gjenerata të shëndosha plot me njohuri, kreativitet, inovacion dhe që mund ta çojnë vendin shpejt në shoqëri të vendeve të zhvilluara në Evropë.
Këtë e theksoi ministrja e Arsimit dhe e Shkencës Milla Carovska në hapjen e sotme të sallës së re sportive në kuadër të shkollës fillore “Strasho Pinxhur” në Kavadar, investimi i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në vlerë prej mbi 23 milionë denarë.
“Të gjithë banorëve të kavadarasit ua uroj këtë objekt sportiv modern, i cili është i katërti me radhë i ndërtuar në këtë komunë me mjete të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. “Besoj se nxënësit do të jenë më të kënaqurit, sepse prej tash e tutje do të kenë orë cilësore në arsimin fizik dhe shëndetësor”, tha Carovska, duke shtuar se për fat të keq, deri më tani në shkollë nuk ka pasur sallë të sportit, pra me vite, siç tha, është improvizuar vetëm që të evidentohen orët në ditarët shkollorë se janë mbajtur.
“Prej tani e tutje do të jetë krejtësisht ndryshe. Kjo sallë është motivim i madh për punën e mësimdhënësve dhe për të mirë ta organizojnë mësimin në këtë lëndë. Objekti është me sipërfaqe prej 650 metrash katrorë dhe është mirë i paji për realizimin e shumë sporteve si hendboll, basketboll, volejboll, futboll të vogël dhe gjimnastikë. “Besoj se mu këtu do të dalin edhe shumë sportistët e rinj më të shquar, të cilët do të mbrojnë klubin por dhe fanellat e reprezentacioneve”, theksoi Carovska, duke apeluar për shfrytëzim intensiv dhe të përgjegjshëm të objektit, në mënyrë që sa më shumë gjenerata ta ndjejnë vlerën e tij.
Salla e sportit i është dorëzuar komunës në kompetencë, përkatësisht shkollës, e cila do të mund të ekonomizojë, kështu që objekti pas orëve të përfunduara të nxënësve, do të jetë në dispozicion për sport dhe rekreacion të të gjithë banorëve të interesuar të Kavadarit.