Zaev, Vuçiq dhe Rama: Tre marrëveshjet nga Tirana i ndërlidhin qytetarët tanë, ato konsolidojnë tregun tonë dhe lidhin ekonomitë e rajonit sipas vlerave më të mira evropiane

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev,  mori pjesë në konferencën e përbashkët për shtyp me Presidentin e Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë dhe Edi Rama, ku informuan për rezultatet nga Samiti “Ballkan i Hapur”.
 
Në Tiranë sot u nënshkruan si trepalëshe, mes Qeverive të Republikës së Shqipërisë, Republikës së Serbisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, Marrëveshja për kushte për qasje të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor, Marrëveshja për ndërlidhjen e skemave për identifikimin elektronik të qytetarëve nga Ballkanit Perëndimor dhe Marrëveshja për bashkëpunim në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore dhe politikave fitosanitare.

 Me këto marrëveshje, theksoi në konferencën për shtyp Kryeministri Zaev, u mundësojmë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë, qasje në shërbime elektronike të portaleve nacionale të të tre vendeve përmes krijimit të identifikimit elektronik “Ballkan i Hapur” me ç’rast fillon realizimi i mundësisë për qasje të lehtësuar dhe të pandërprerë në tregun e punës në tre vendet.

“Sapo të ratifikohen marrëveshjet në kuvendet e Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë, qytetarët e të tre vendeve do të kenë mundësinë që të lëvizin lirshëm dhe të punojnë në secilën prej tyre. Në këtë mënyrë i ndërlidhin burimet tona njerëzore,  konsolidojmë tregun tonë, i lidhim ekonomitë tona, po bëhemi më konkurrues, më të fortë dhe akoma më të përgatitur për zhvillim të mëtejshëm. Ne ndërlidhemi me qëllim të qartë, të hapur dhe publik të popujve tanë për të ndjerë përfitimet e menjëhershme ekonomike të lehtësimit që ne ofrojmë. Përfitimet së shpejti do të ndjehen nga mijëra familje në rajon”, tha Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zaev.

Ai shtoi se me këto marrëveshje po bëhen hapa të mëdha për evropeizmin e rajonit tonë të përbashkët sepse praktikat më të mira evropiane i zbatojmë në vend, spse rajoni është Evropë.

Zaev potencoi se “Ballkani i Hapur”  ngrihet në idetë dhe vlerat evropiane që janë gjithmonë më të mëdha dhe më tërheqëse nga administrata evropiane dhe me këtë kjo nismë është një kontribut i fuqishëm për idetë dhe vlerat e mëdha të Bashkimit Evropian, një kontribut që rajonin nuk e shpie në asnjë vend tjetër, por vetëm më afër vetë Bashkimit Evropian.

“Kur BE-ja refuzon, ne kemi detyrimin që në vazhdimësi të ndërmarrim iniciativa që evropianizojnë rajonin dhe që sjellin një jetë më të mirë evropiane për popujt tanë. Sigurisht, të tria vendet mbeten të përkushtuara ndaj agjendave dhe detyrimeve të tyre të veçanta për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, tha Zaev në konferencën për shtyp.
 
Kryeministri Zaev theksoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe BE-së për këtë iniciativë dhe nënvizoi se kjo mbështetje konfirmon se ne po zbatojmë një proces të qëndrueshëm për një hapësirë të përbashkët ekonomike dhe politike në Ballkanin Perëndimor me përfitime konkrete për të gjithë qytetarët tanë.
 
Zaev shtoi se “Ballkani i Hapur” është një proces nga i cili nuk ka kthim dhe se në potencialet e forta të iniciativës mbeten idetë që tashmë i kemi diskutuar dhe që duhet të jenë pjesë e fazës së ardhshme të bashkëpunimit të ri, domethënës, dhe theksoi se priten hapat e ardhshëm konkret në bashkëpunim në turizëm, industrinë e verës dhe bashkëpunim në fushën e kulturës, të rinjve dhe sportit.

Në mesazhin drejtuar Vuçiqit dhe Ramës në konferencën për shtyp, Zaev theksoi se “Ballkani i Hapur” duhet të ushqehet dhe zhvillohet më tej dhe theksoi se si pasardhës i tij Dimitar Kovaçevski, do të jetë po aq i përkushtuar ndaj këtij procesi dhe se do të japë kontributin e tij personal të rëndësishëm.
 
Gjatë fjalimit të tij, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama theksoi se marrëveshjet e nënshkruara në Tiranë synojnë harmonizimin me parimet e tregjeve të BE-së dhe për rajonin përfaqësojnë hapa para në harmonizimin e rregulloreve dhe përfitime praktike për komunitetin e biznesit dhe qytetarët.
 
Ai shtoi se "Ballkani i Hapur" gjeneron rezultate dhe po jep atë që parashikoi Procesi i Berlinit dhe se mbetet një proces gjithëpërfshirës për tre vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor që u bëjnë thirrje të bashkohen.
 
Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq potencoi se më e rëndësishmja është që marrëveshjet nga Tirana janë për përfitim të drejtpërdrejtë për qytetarët e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe falënderoi Kryeministrin Zaev për kontributin e tij jo vetëm për ta ruajtur këtë iniciativë, por edhe rezultatet e para konkrete që ndryshon pamjen e rajonit.


Në vazhdim u’a përcjellim fjalimin e Kryeministrit Zaev në tërësi:

“Të gjithë ne jemi si në shtëpi në Tiranë, Beograd dhe Shkup.

Në ditët e fundit të angazhimit tim si Kryeministër i Maqedonisë së Veriut, është nder dhe kënaqësi e madhe që edhe një herë të marr pjesë drejtpërdrejt dhe të kontribuoj në realizimin e misionit fisnik të nismës “Ballkani i Hapur”.

Që në fillim të kësaj nisme, unë dhe kolegët e mi, shokët dhe vëllezërit, Aleksandar Vuçiq dhe Edi Rama, theksuam se “Ballkani i Hapur” është një proces autentik, i përbashkët i nisur nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia, por i krijuar për të mirën e  të gjithë rajonit dhe i hapur për të gjitha vendet e rajonit.

Të gjitha vendet e tjera të rajonit kanë një ftesë të hapur, publike, të drejtpërdrejtë dhe të qartë për t'u bashkangjitur. Ne inkurajojmë të gjithë  nga Ballkani Perëndimor së bashku të kontribuojmë në këtë hapësirë ​​të përbashkët tonën, për t'u lidhur dhe mbi të gjitha të zhvilluar ekonomikisht, pa pengesa, pa kufizime, të lirë, plotësisht të përshtatur me nevojat e popujve tanë. Ne bëjmë thirrje për një kontribut në idenë e madhe që Ballkani Perëndimor të bëhet një “Ballkan i Hapur” që sjell përfitime konkrete për të gjithë qytetarët tanë, për ta bërë atë një pjesë të rëndësishme, reale të jetës së përditshme të qytetarëve tanë nëpërmjet tregut të përbashkët.

Sot, para qytetarëve të vendeve tona, para qytetarëve të të gjithë rajonit, prezantojmë hapat konkretë: Ne nënshkruam Marrëveshjen për Ndërlidhjen e Skemave Elektronike të identifikimit për Qytetarët e Ballkanit Perëndimor dhe Marrëveshjen për kushtet për qasje të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor.

Me këto marrëveshje qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë u mundësojmë qasje në shërbimet elektronike në portalet nacionale të tre vendeve duke krijuar identifikim elektronik "Ballkani i Hapur"  me të cilën  fillon realizimi i mundësisë për qasje më të lehtë dhe të papenguar në tregun e punës në të tre vendet.

Menjëherë pasi të bëhet ratifikimi i marrëveshjeve në kuvendet e Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë, qytetarët e tre vendeve do të kenë mundësinë të lëvizin lirshëm dhe të punojnë në secilin prej tyre.

Në këtë mënyrë ne lidhim burimet tona njerëzore, konsolidojmë tregun tonë, lidhim ekonomitë, bëhemi më konkurrues, më të fortë dhe akoma më të gatshëm për zhvillim të mëtejshëm. Ne lidhemi me qëllimin e qartë, të hapur dhe publik që popujt më shpejt ti ndjenë përfitimet ekonomike në mënyrë të drejtpërdrejt, nga lehtësimet që i siguruam.  Përfitimet do të ndihen së shpejti nga mijëra familje në rajon.

Ne po bëjmë hapa të mëdhenj për evropeizmin e rajonit tonë të përbashkët. Ne aplikojmë praktikat më të mira evropiane në vend, sepse – NE JEMI EVROPË.

Kur së bashku me Presidenti Vuçiq dhe Kryeministrin Rama krijuam vizionin për një "Ballkan të Hapur", ne ramë dakord që të mos lejojmë të mbizotërojë euroskepticizmi në vendet tona për shkak të dështimit të politikave të caktuara të Bashkimit Evropian. Idetë dhe vlerat evropiane do të jenë gjithmonë më të mëdha dhe më tërheqëse nga  administrata evropiane. Në këtë emër, “Ballkani i Hapur” është një kontribut i fuqishëm për idetë dhe vlerat e mëdha të Bashkimit Evropian, një kontribut që rajoni nuk e sjell askund tjetër, por vetëm më afër vetë Bashkimit. Kur BE-ja refuzon ne kemi detyrimin që vazhdimisht dhe në vazhdimësi të ndërmarrim iniciativa që evropianizojnë rajonin dhe që sjellin një jetë më të mirë evropiane për popujt tanë.

Brukseli mund të vendosë të ngadalësojë zgjerimin, por evropianizimi dhe standardet evropiane në Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Shqipërinë nuk kanë arsye të presin ose të ngadalësohen.

Marrëveshjet për qasje të lirë në tregun e punës  në Ballkanin Perëndimor sipas shembullit të BE-së janë hapa konkrete për pranimin e vlerave dhe të praktikave nga Bashkimi Evropian.

Realizojmë diçka që është një praktikë e zakonshme dhe normale në BE në bazë të  marrëveshjes së  përbashkët të vendeve  anëtare të saj.

Dhe sigurisht kushedi sa herë, theksojmë – “Ballkani i Hapur” nuk është zëvendësim i BE-së por përforcues i idesë evropiane në Ballkan. “Ballkani i hapur” është Evropa dhe asgjë më pak nga ajo.

Nënkuptohet, të tre vendet mbeten të përkushtuara ndaj agjendave dhe detyrimeve të tyre të veçanta për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Ballkani i Hapur”, si një lidhje e re dhe e fortë rajonale, mori mbështetje të fortë dhe unanime nga komunitetet afariste, gjegjësisht  nga odat ekonomike të tre vendeve tona.

Jam mirënjohës i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe liderëve të vendeve anëtare të BE-së dhe zyrtarëve më të lartë të BE-së për mbështetjen e tyre.

Kjo mbështetje konfirmon se ne po zbatojmë një proces të qëndrueshëm për një hapësirë ​​të përbashkët ekonomiko-politike në Ballkanin Perëndimor me përfitime konkrete për të gjithë qytetarët tanë.

Në fund të fjalimit tim publik, ndoshta edhe i fundit i mandatit tim, më lejoni t’i falënderohem Presidentit Vuçiq dhe Kryeministrit Rama për besimin e përbashkët në vizionin dhe nevojën për një “Ballkan të Hapur”.

“Ballkani i Hapur” është një proces nga i cili nuk ka kthim. Nuk ka asnjë arsye që ne të largohemi nga rruga që çon në bashkëpunim jashtëzakonisht të ngushtë në rajon.

Nuk ka asnjë arsye për të refuzuar rrugën që të çon në fshirjen e kufijve si barriera administrative dhe që do të na mundësojë katër liritë e lëvizjes së njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit.

Në potencialet e forta të “Ballkanit të Hapur” mbeten idetë që  tashmë kemi diskutuar dhe që duhet të jenë pjesë e fazës në vijim  të një bashkëpunimi të ri  të rëndësishëm.

Në turizëm, të vendoset komunikimi mes ministrave dhe drejtorëve të agjencive turistike nga të tre vendet për të krijuar një ofertë të përbashkët në tregjet botërore, e cila do të promovojë "Ballkanin e Hapur" si një destinacion tërheqës. Kemi shumë për t'i ofruar turistit modern.

Kemi vërtetuar se ky rajon ka disa nga verërat më të bukura në rajon. Në samitet e “Ballkani i Hapur”, prodhuesit e verës janë përfshirë në disa iniciativa të ndryshme, por tani është koha për të ndihmuar në rigjallërimin e idesë së turizmit rajonal të verës përmes  paraqitjes më me sukses  në panairet botërore të verës dhe duke bashkëpunuar për të avancuar industrinë. Tashmë në maj të vitit 2022 do të kemi panairin e parë të verërave për afirmim më të madh të verës.

Biseduam dhe njohëm potencialet për bashkëpunim mes të tre vendeve në prodhimin e filmit. Hapi tjetër në këtë drejtim duhet të jetë përcaktimi i buxhetit të tre vendeve për krijimin e një fondi të përbashkët për të cilin do të aplikohen bashkëprodhimet e iniciuara nga të tre vendet.

Dhe, sigurisht, në fund, për shkak se është veçanërisht i rëndësishëm - bashkëpunimi mes të rinjve tanë.

Të  bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të intensifikuar kontaktet, njohjet, shkëmbimet dhe nismat e përbashkëta mes të rinjve nga shtetet tona përmes organizimit të ngjarjeve. Nga pushimet e përbashkëta, përmes turneve sportive dhe ngjarjeve kulturore në qendrat e hulumtimeve shkencore, gjë për të cilën sigurisht nevojitet buxhet iniciues nga të tre shtetet për të cilat jemi të gatshëm ta mbështesim. Popujt tanë, populli maqedonas, populli shqiptar dhe populli serb, si dhe popujt e vendeve të tjera të rajonit kanë të njëjtën rrugë para tyre. Ne kemi të njëjtin

vizion dhe vlera të njëjta. Këto janë vlera evropiane. Ne ecim në të njëjtën rrugë, së bashku, përpara.

I nderuar Edi, i nderuar Aleksandar,

“Ballkani i Hapur” jo vetëm që na afroi si liderë të tre vendeve fqinje, por për mua ka edhe vlerë personale dhe ajo është miqësia e madhe me ju të dy. Ruajeni dhe zhvilloni “Ballkanin e Hapur”, ndërsa sot të gjithë e panë se edhe pasardhësi im, Dimitar Kovaçevski, në mënyrë të barabartë do të jetë i përkushtuar në këtë proces dhe personalisht besoj se kontributi i tij është një rifreskim i madh për këtë proces”.