Jeton Shaqiri sot nga ministrja e deritanishme Milla Carovska e morri funksionin min-istër i Arsimit dhe Shkencës ndërsa takimin e shkurtër e shfrytëzuan për njohjen me gjendjet aktuale në Ministri.
Carovska Shaqirit i dëshiroi punë të suksesshme në zhvillimin e mëtutjeshëm të sis-temit arsimor kombëtar.
„Do të vazhdojmë ta zbatojmë programin e Qeverisë në fushën e arsimit dhe shkencës. Këtë do ta bëjmë si më parë, në bashkëpunim me të gjithë faktorët”, potencoi Shaqiri.
Carovska theksoi se gjatë periudhës së kaluar jam angazhuar për një qasje të re në mësimdhënie në mënyrë që ajo të jetë interaktive dhe kreative. Filloi zbatimi në faza i programeve të reja mësimore dhe materialeve mësimore bashkëkohore të bazuara në ndërkulturalizëm, barazi dhe mosdiskriminim. Kemi përshpejtuar procesin e digjitaliz-imit, kemi pajisur shkollat me pajisje bashkëkohore informatike, duke digjitalizuar njëkohësisht një pjesë të madhe të shërbimeve në fushën e arsimit.
Ministri i ri Shaqiri, i cili deri më tani ishte në krye të Ministrisë së Shoqërisë In-formatike dhe Administratës, theksoi se arsimi është një fushë komplekse ku politikat dhe aktivitetet krijojnë gjenerata që do të jenë bartës të zhvillimit të ardhshëm të vendit.