Kryeministri Dimitar Kovaçevski, i pyetur për vizitën e nesërme të kryeministrit bullgar Kiril Petkov, u shpreh i kënaqur që takimi do të shfrytëzohet për bisedime për të ardhmen, projektet që kanë të bëjnë me ekonominë, arsimin, inovacionin, infrastrukturën dhe integrimin evropian, e rëndësishme për qytetarët e dy vendeve.
“Ne me zotin Petkov nuk do të nënshkruajmë marrëveshje se çfarë duhet të punojmë në fushën e ekonomisë, megjithatë me punët do t’ja kthejmë besimin e qytetarëve edhe atë nuk do ta bëjnë politikanët në të gjitha fushat.
Kur flasim për bashkëpunim në fushën e ekonomisë dhe të tregtisë, atëherë këtu e kam parasysh bashkëpunimin në mes të sektorit të biznesit, që do të thotë se do t'u bëjmë thirrje Odave ekonomike e të dy vendeve që do të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën, kur flasim për bashkëpunim në fushën e arsimit do të thotë do t'i thirrim universiteteve për bashkëpunim me njëri-tjetrin”, tha Kovaçevski, duke theksuar se kjo mënyrë e bashkëpunimit në lidhje me e inovacionin, infrastrukturën, bashkëpunimi në bizneset e reja si dhe shkëmbim të përvojave në fushën e kulturës.
“Kjo do të thotë se të rinjtë do të duhet të krijojnë një komunikim më të mirë me njëri-tjetrin dhe shpresojmë që në këtë mënyrë, duke krijuar një dialog të lart, me tema që do ta plotësojnë jetën e njerëzve, në aspektin e pritshmërive të tyre në drejtim të përmirësimit të mënyrës së jetesës, mbi bazën e një dialogu të tillë dhe mbi bazën e një bisede të tillë mes dy fqinjëve të mirë dhe dy vendeve fqinje bazuar në vlerat evropiane të respektit mes qytetarëve, respektimit të dinjitetit të qytetarëve e dy vendeve, do të arrijm që të gjejme zgjidhje”, vlerësoi kryeministri Kovaçevski, sot pas takimit me presidentin Stevo Pendarovski, ku e njoftoj me anëtarët e Qeverisë së re.
Kovaçevski theksoi se ai është optimist, gjegjësisht siç nënvizoi për veten e vet, një optimist racional që beson në zgjidhje, në të cilën punon për ta arritur atë zgjidhje.