Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut demanton ashpër dhe hedh poshtë si dezinformata atë që është publikuar në disa media dhe portale për gjoja shmangie të qëllimshëm të disa pjesëve gjegjësisht vargjeve të himnit të Maqedonisë së Veriut gjatë pritjes zyrtare të Kryeministrit të Republikës së Bullgarisë Kiril Petkov.
Orkestra e ushtarake e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, në përputhje me protokollin ushtarak dhe shtetëror angazhohet për pritjen e burrështetasve të huaj në nivelin më të lartë, gjatë të cilit gjithmonë dhe pa përjashtim, intonohen versione të shkurtra instrumentale të himneve shtetërore, dhe asnjëherë nuk interpretohen versione të himneve në tërësi me vargje dhe vokale.
Prandaj, keqinformim është se himni gjegjësisht vargjet e himnit janë shkurtuar për ndonjë arsye specifike për këtë vizitë.
Dezinformata është se cili do varg i himnit është shkurtuar pasi që vargje nuk interpretohen fare gjatë ceremonive të tilla.
Kjo është një praktikë e vendosur në protokollet e pritjes, si në Maqedoninë e Veriut ashtu edhe në mbarë botën.
Se himnet në raste të tilla interpretohen pa vokale dhe vetëm në një version të shkurtër instrumental, mund të vërtetohet lehtësisht duke shqyrtuar incizimet e të gjitha pritjeve të mëparshme të burrështetasve të nivelit më të lartë që kanë vizituar Republikën e Maqedonisë së Veriut, të disponueshme në kanalin e Qeverisë në YouTube.
Qeveria kërkon që mediat dhe portalet që kanë publikuar informacionet e pasaktë ta publikojnë në tërësi këtë demant dhe të tërheqin dezinformimin.
Në vazhdimësi, japim shembuj nga ngjarje të tjera shtetërore ku himni është interpretuar në mënyrë identike si sot.