Kovaçevski në inspektim të rrugës së shpejtë Pankovce – Kriva Pallankë: Korridorin 8 e kthyem në krye të prioriteteve së bashku me Bullgarinë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot, bashkë me ministrin për Transport dhe Lidhje, Bllagoj Boçvarski dhe Ejup Rustemi, drejtorin e Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore (NPRSH), kryen inspektimin e ndërtimit të rrugës së shpejtë Rankovce – Kriva Pallankë, me gjatësi të përgjithshme prej 24.5 kilometra dhe me vlerë të përgjithshme prej 62,5 milionë euro, pasi që me kolegun bullgar Kiril Petkov, gjatë takimeve të fundit në Shkup dhe Sofje u dakorduan të intensifikojnë  punët për realizim më të shpejtë.

“Me kolegun Petkov përkushtuam shumë kohë duke biseduar për rëndësinë e Korridorit 8 dhe veçanërisht në infrastrukturën rrugore, që në masë të madhe varet nga institucionet dhe kryerësit. U dakorduam që grupi i përbashkët i punës përgjegjës për infrastrukturën rrugore, në krye të agjendës së tij për ta kthyer Korridorin 8 ndër prioritetet kryesore të Bashkimit Evropian. Në këtë mënyrë presim mbështetje më të madhe për realizimin e plotë si të infrastrukturës rrugore ashtu edhe në atë hekurudhore”, tha Kovaçevski, duke vlerësuar se pret mbështetje më të madhe për realizimin e plotë si të infrastrukturës rrugore ashtu edhe në atë hekurudhore.

Kovaçevski shprehu inkurajim për intensitet të përforcuar për ndërtimin e kësaj rruge të shpejtë, duke shtuar se edhe Kryeministri Petkov ka marrë përsipër të kontrollojë mirë se çfarë po ndodh me ndërtimin e rrugës nga ana bullgare në vendkalimin Klepalo afër Berovës.

“Republika e Maqedonisë së Veriut ka një përkushtim strategjik për ndërtimin dhe modernizimin e Korridorit 8, si pjesë e korridoreve panevropiane që lidh aksin rrugor Lindje-Perëndim dhe me investimin mundësohet potencial i madh ekonomik për këtë pjesë të vendit”, tha ministri për Transport dhe Lidhje,.Bllagoj Boçvarski duke u shprehur i kënaqur me dinamikën dhe realizimin e mbi 70% të autostradës, ku siç theksoi, ai jepet stimul shtesë për përshpejtimin e punëve ndërtimore.

Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Rustemi, duke ndarë informacione më gjërësishme teknike lidhur me ndërtimin e autostradës Rankovce-Kriva Pallankë, tha se problemet e mëparshme janë tejkaluar.

“Rruga e ardhshme e shpejtë Rankovce – Kriva Pallankë do të ketë një shirit për vozitje dhe një korsi ndihmëse për ndalim në secilin drejtim, me çka do të shkurtohet dukshëm koha e udhëtimit në mes Kumanovës dhe Kriva Pallankës”, tha Rustemi, duke informuar se aktivitetet ndërtimore në kushte dimërore në aksin e dytë.

Në këtë pjesë nga shteti kan fillluar projekte të rëndësishme në mes të cilës rehabilitimi i rrugës magjistrale, Kumanovë- Stracin, me një gjatësi totale prej 32 km, dhe një vlerë totale prej 11.9 milionë euro dhe seksioni i dytë, i cili tashmë është në fazën përfundimtare dhe pritet të përfundojë së shpejti.
 

Është duke u përgatitur projekt-programi për projektimin e rrugës së re ekspres Romanovcë – Stracin, e cila është planifikuar të financohet nga instrumenti IPA 3 dhe me gjithë këto rehabilitime dhe ndërtime në rajon qëllimi është që të fitohet një Korridor 8 të kompletuar, i cili si arterie kryesore do të jetë e sigurt për pjesëmarrësit në trafik dhe në mënyrë  infrastrukturore e  vendos Maqedonin e Veriut.