Kryeministri Kovaçevski në vizitë dyditore në Bruksel dhe takime me përfaqësues të NATO-s dhe BE-së

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i ngarkuar për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, sot dhe nesër do të qëndrojnë në vizitë pune në Bruksel.

Të enjten, Kryeministri Kovaçevski, bashkë me ministrin e Punëve të Jashtme Bujar Osmanin dhe ministren e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska do të takohen me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Pas takimit vijon konferencë e përbashkët për shtyp e Kryeministrit Kovaçevski dhe sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Stoltenberg.

Konferencën për shtyp mund ta ndiqni në këtë link.

Vizita e punës në Bruksel më tej vazhdon me një sërë takimesh në institucionet e BE-së.

Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, do të takohet edhe me kryetarin e Këshillit Evropian, Sharl Mishel, ndërsa dita e parë e vizitës së punës do të përfundojë me kryetaren e Parlamentit Evropian, Roberta Metsopa, në të cilin krahas Kryeministrit Kovaçevski, do të marrin pjesë edhe zëvendëskryeministri i ngarkuar për çështje evropiane, Bojan Mariçiq dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Të premten, Kryeministri Kovaçevski do të takohet me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, ku do të marrin pjesë edhe zëvendëskryeministri i ngarkuar për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Në margjinat e vizitës dyditore në Bruksel, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, do të realizojë edhe më shumë takime të tjera me përfaqësues të institucioneve të ndryshme të BE-së.