Me rastin e shënimit të 150 vjetorit të lindjes së Goce Dellçevit, Qeveria Republikës së Maqedonisë së Veriut më 4 shkurt të vitit 2022 , me përfaqësuesit të saj do të organizojë dhe do të përfshihet në disa manifestime dhe ngjarje solemne.
Në orën 10:00, Qeveria në vendosjen e luleve në varrin e Goce Dellçevit në kishën Shën Spasi, aktivitet në të cilin janë përfshirë më shumë institucione, do të ketë delegacionin e përbërë nga Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive Artan Grubi, ministrin për Transport dhe Lidhje Bllagoj Boçvarski dhe zëvendësministrin për Shoqëri Informatike dhe Administratë Aleksandar Bajdevski.
Më vonë, në orën 10:30, delegacioni qeveritar i përbërë nga ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska Stojçevska, zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Trajan Dimkovski dhe këshilltari i Kryeministrit, Edmond Ademi, do të vendosin lule në monumentin e Goce Dellçevit në parkun e qytetit në Shkup, ndërsa në orën 11:00 te monumenti i Goce Dellçevit në sheshin Maqedonia në Shkup.
Në orën 12:00, në Muzeun e Luftës Maqedonase, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski do të merr pjesë në hapjen solemne të ekspozitës me rastin e 150 vjetorit të lindjes së Goce Delçevit, të organizuar nga Arkivi Shtetëror i Maqedonisë së Veriut dhe nën patronazhin e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në kuadër të këtyre manifestimeve, nesër në orën 13:00, te varri i Goce Dellçevit në kishën e Shën Spasi, delegacioni i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, në përbërje të ministres së Kulturës Kostadinovska Stojçevska dhe zëvendësministres së Punëve të Jashtme Fatmire Isaki. do të vendosë kurorë me lule bashkë me delegacionet nga Republika e Bullgarisë.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut mirëpret pjesëmarrjen e delegacioneve bullgare me rastin e 150 vjetorit të lindjes së, për ne, figurës më të rëndësishme historike për vendin tonë, me të cilën të dy vendet vazhdojnë përpjekjet e tyre për intensifikimin dhe thellimin e bashkëpunimit të përgjithshëm dhe forcimin e besimit.