Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dërgoi mesazh duke shprehur respekt dhe lavdi për veprën e frymëzuesit dhe udhëheqësit të organizatës revolucionare maqedonase e cila thekson:
Këtë vit bëhen 150 vjet nga lindja e Goce Dellçevit, një shekull e gjysmë respekt dhe lavdi për jetën dhe veprën e të madhit të veprës nacionale-revolucionare maqedonase.
Sot, më 4 shkurt, në ditën e lindjes së Goce Dellçevit, e kujtojmë dhe shprehim respekt ndaj kontributit të tij historik në krijimin e shtetësisë maqedonase.
Si frymëzues dhe udhëheqës i organizatës revolucionare maqedonase, Goce Dellçev, gjithmonë ftonte në unitet dhe bashkim të të gjithë qytetarëve, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare, etnike apo politike në sfidat politike para së cilave ishte çështja për krijimin e shtetit të pavarur.
Goce Dellçev më së larti e ngriti vizionin e tij internacional dhe kosmopolitik me mendimin “Unë e kuptoj botën Unë botën e kuptoj si fushë për garë kulturore mes popujve”. Ky mesazh i tij akoma nuk e ka humbur aktualitetin dhe e vendos Dellçevin në rendin e humanistëve botëror.
Idealet dhe angazhimet e Dellçevit janë obligimi ynë i përbashkët për të vazhduar ndërtimin e vendit si një vend demokratik dhe ekonomikisht të avancuar.