Si pjesë e ngjarjeve solemne shtetërore dhe shënimeve me rastin e 150 vjetorit të lindjes së Goce Dellçevit, ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska Stojçevska dhe zëvendësministrja për Punë të Jashtme Fatmire Isaki, në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot vendosën kurora me lule të freskëta në varrin e Goce Dellçevit në Kishën Shën Spas në Shkup.
Në këtë ngjarje, në nder të 150 vjetorit jubilar nga lindja e Goce Dellçevit, lule të freskët vendosi edhe delegacioni i Qeverisë së Republikës së Bullgarisë, i udhëhequr nga ministrja e Punëve të Jashtme, Teodora Gençovska, e shoqëruar nga zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Velisllava Petrova, zëvendësministri i Kulturës, Jurij Vellkovski dhe ambasadori i Republikës së Bullgarisë në vendin tonë Angell Angellov.
Kurorë me lule të freskëta në varrin e Goce Dellçevit vendosi edhe Ilhan Quçuk, eurodeputet dhe raportues për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut e përshëndeti pjesëmarrjen e delegacioneve të Bullgarisë në shënimin e jubileut të 150-të nga lindja e Goce Dellçevit, figura më e rëndësishme nga historia e vendit tonë, në shenjë të mbështetjes së dialogut dhe përpjekjeve të dy vendeve për intensifikimin dhe thellimin e bashkëpunimit të përgjithshëm dhe përforcimit të besimit.