Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski ka takuar përfaqësuesen e UNHCR-së në vendin tonë, Monika Sandri.
Në takim u diskutua për zbatimin e disa çështjeve të rëndësishme të Agjendës 2030, e cila ka të bëjë me Objektivat e OKB-së për Zhvillim të Qëndrueshëm, dhe është një dokument universal i nënshkruar nga Republika e Maqedonisë së Veriut.
Tek Maqedonia e Veriut shihet si udhëheqës shtetëror në zgjidhjen e çështjeve dhe për këtë shprehet besimi se në atë frymë bashkëpunimi i ndërsjellë do të vazhdojë.
Në këtë drejtim, shprehet besimi për zbatimin e plotë të përkushtimit për mbrojtjen e të drejtave të të gjithë njerëzve që jetojnë në vendin tonë, si dhe për zbatimin sistematik të Konventës për reduktimin e pashtetësisë, në të cilën ka aderuar Maqedonia e Veriut. UNHCR e sheh këtë si një hap të rëndësishëm drejt përpjekjeve globale për t'i dhënë fund këtij fenomeni dhe në promovimin e përpjekjeve të tilla në mbarë botën, te Republika e Maqedonisë së Veriut sheh një partner serioz.
Kryeministri Kovaçevski falënderoi përfaqësuesen e UNHCR-së, Sandri, për ndihmën dhe kontributin e kësaj organizate të OKB-së, si në vendin tonë ashtu edhe në rajon, veçanërisht në fushën e të drejtave të njeriut.
“Ne jemi në të njëjtën linjë me OKB-në për sa i përket zbatimit të synimeve për zhvillim të qëndrueshëm dhe Agjendës 2030 dhe jemi të gatshëm ta riafirmojmë procesin përmes dinamikës së saktë të realizimit të angazhimeve të marra nga vendi ynë. Rrjedhimisht, ne do të punojmë së bashku me UNHCR-në në pjesën që nënkupton mbrojtjen e të drejtave të njeriut të të gjithë njerëzve që jetojnë në vendin tonë, sipas konventave dhe standardeve ndërkombëtare”, tha kryeministri Kovaçevski.
UNHCR-ja siç kumtoi përfaqësuesja Sandri, mbetet e përkushtuar për të mbështetur Qeverinë dhe institucionet e saj në arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe angazhimeve nga Agjenda 2030.